Flash

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan

Arbër Zaimi 6 October 2026

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan

Zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë sollën fitore për partinë e Millorad Dodikut, si në garën për presidencë qendrore me Zhelka Cvijanoviq ashtu edhe në atë për entitetin e ashtuquajtur “Republikë Srpska” me Savo Miniq.

Në katër vitet e fundit Dodiku ka vizituar dhjetë herë Moskën dhe është takuar dhjetë herë me Putinin. Lidhjet e tij me Putinin janë ndër më të ngushtat që një politikan ballkanik mund të ketë.

Dodiku vetë e ka të ndaluar nga Gjykata marrjen e posteve publike, megjithatë ai kontrollon partinë SNSD (Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur), përmes së cilës sundon në ato pjesë të Bosnjës ku ndodhet entiteti Srpska.

Ky territor dikur ka patur përbërje etnike të përzier, por si rezultat i gjenocidit dhe spastrimit etnik sot është thuajse i homogjenizuar me serbë etnikë. Vetë Srebrenica, ku edhe Gjykata Ndërkombëtare vërtetoi se pati gjenocid kundër boshnjakëve, ndodhet brenda territorit Srpska. Homogjeniteti serb në Srpska pra ishte rezultat direkt i dhjetëra “Srebrenicave” ku u vranë e u përzunë qindra mijëra jo-serbë.

Politikat e Dodikut janë për sabotimin e Bosnjës dhe ndarjen e saj, për krijimin e Serbisë së Madhe në Ballkan. Vetë Vladimir Putini në fjalimin që mbajti para pesë ditësh në Forumin e Valdait u shpreh se serbët janë një popull padrejtësisht i copëtuar në pesë shtete dhe se duhet t’u jepet mundësia të ribashkohen. Natyrisht as që i shkon ndërmend Putinit të analizojë se kjo ndarje e serbëve vjen pasi abuzuan me popujt e tjerë brenda Jugosllavisë, se shkaktuan luftërat gjakësore në vitet ‘90, dhe se sot e kësaj dite prodhojnë qëndrime politike shoviniste e fashiste. Aq më pak mund të pritet prej Putinit të analizojë se nacionalizmi etnoreligjioz serb kur flet për popullata e territore, nuk merr parasysh se ato territore janë të kolonizuara nga serbët përgjatë gjithë shekullit XX, pas shkeljes dhe përzënies së të tjerëve që ka vazhduar deri në kohët tona. Putini nuk mund të shqetësohet nga këto metoda kolonizimi, nënshtrimi e spastrimi, sepse edhe Rusia vepron kësisoj.

Gjuha e Putinit shkon te një anschluss i serbëve sepse ai haptazi dëshiron një anschluss të rusëve, gjithnjë duke i paraqitur fajtorët si viktima përmes një revizionizmi të vrazhdë historik.

Bashkimi Europian dhe ShBA, të cilat deri dje përfaqësonin në rajonin tonë “Perëndimin” dhe kapitalizmin demokratik janë ndarë. Ato e sanksionuan Dodikun para disa vitesh dhe filluan të veprojnë kundër tendencave konfliktuale që vinin nga Srpska (e që i interesonin Rusisë), mirëpo me ardhjen e Trump në pushtet në ShBA, sanksionet ndaj Dodikut janë hequr. Mediat raportojnë se Dodiku ka paguar miliona për lobim - miliona të cilat mund të vijnë nga xhepat e thellë të autokratit që kontrollon gjithçka në vendin e vet, por mund të vijnë edhe nga lidhje moskovite.

Vetë Dodiku pas zgjedhjeve tha se “po të mos kishte fituar Trumpi, ne sot do ishim kufoma politike. Mirëpo tash ne kemi fituar dhe kufomë politike është Bosnja e Hercegovina”.

Ai falënderoi në mënyrë të veçantë Trumpin, Putinin dhe Netanjahun, teksa kritikoi me tone fyese vende të rëndësishme europiane me në krye Gjermaninë. Përllogaritja e tij politike është se duke u bërë veprues anti-BE ai do të jetë i dobishëm gjithnjë për Putinin, e ndoshta edhe për Trumpin pavarësisht se kjo e fundit s’është kurrë gjë e sigurt, e vazhdimisht ka zëra të rëndësishëm në ShBA, ndër ta dhe Rubio, që mbajnë sadokudo qëndrim kritik ndaj Dodikut. Prej Europës nuk trembet shumë, sepse Europa ka frikë nga vetja.

Komisionerja Von Der Leyen psh. së fundmi tha se nuk do ta vizitojë Bosnjën gjatë fushatës zgjedhore për të mos ndërhyrë. Korrektesë disi e tepruar në mbajtjen e distancës, teksa Dodiku antieuropian pikërisht gjatë fushatës vizitoi Moskën. Boshnjakët mund të ankohen se Europa që përpiqet të sillet me korrektesë edhe gjatë betejave të tilla e që druhet prej veprimeve decizive, vështirë se do ta fitojë ndonjëherë betejën.

Ndër të rrallët zyrtarë shtetërorë që ia uruan fitoren zgjedhore Dodikut (i cili vetë është i përjashtuar nga pozitat shtetërore siç thamë) është ministri i jashtëm izraelit Saar. Vetë Dodiku ka vizituar shpesh Tel Avivin ku ka patur takime me zyrtarë të lartë shtetërorë. Aktualisht në Ballkanin Perëndimor po ndihet një “luftë e ftohtë” mes Izraelit dhe Turqisë, dhe Bosnja është ndër vendet më të rrezikuara.

Saar përshëndeti edhe fitoren e partisë nacionaliste të kroatëve të Bosnjës me kandidaten Darijana Filipoviq për presidencë. Por nuk e përshëndeti fitoren e Denis Beqiroviqit boshnjak, gjë që po interpretohet si një qëndrim për ndarjen e Bosnjës, ku qeveria e djathtë izraelite zgjedh të mbështesë nacionalistët serbë e ndoshta formalisht edhe ata kroatë, ndërsa boshnjakët “ia lë Turqisë”. Si duket nuk ka patur rëndësi në këto qëndrime fakti se Beqiroviqi fitues te boshnjakët përfaqëson një politikë pro-europiane jo-nacionaliste, ndërsa kandidati nacionalist boshnjak Beqir Izetbegoviqi megjithëse shënoi rritje nuk i fitoi zgjedhjet.

Lufta tregtare mes Izraelit dhe Turqisë filloi në vitin 2024. Për tridhjetë vite me radhë, që nga 1994 - pavarësisht mospajtimeve të herëpashershme në rrafshin politik - këto dy vende kanë qenë partnere të ngushta ekonomike, financiare e tregtare, dhe qindra kompani izraelite operonin ne Turqi, teksa shteti i madh mes Europës dhe Azisë konsiderohej partner e furnitor prioritar për Izraelin në sektorë të rëndësishëm ushqimorë, minerarë, energjetikë dhe të mbrojtjes-sigurisë.

Në 2024 ky partneritet u ndërpre si shkak i mospajtimeve mes dy udhëheqësve autoritarë e nacionalistë. Izraeli menjëherë filloi përpjekjen për zëvendësimin e furnitorëve e partnerëve tregtarë, duke lidhur kontrata në të gjitha anët e globit. Ndër të tjera edhe në Ballkanin Perëndimor, vend ku Turqia ka prani e interesa ekonomikë e edhe prezencë të sigurisë përmes NATO-s. Interesat ekonomike izraelite në sfera si bankingu, patundshmëritë (real-estate), prodhimi bujqësor e ushqimor, burimet minerare, prodhimi e tregtimi i barnave, armëve, energjisë etj. mund të shihen me droje e dyshim, po edhe me rivalitet e konkurrencë nga faktorët pro-turq, duke prodhuar kështu edhe një tension më shumë në rajonin tonë ku të tillat s’është se kanë munguar ndonjëherë.

Politikanët ballkanikë nuk e vështrojne nga larg këtë luftë tregtare, edhe pse deri tani vetëm Dodiku ka dalë hapur dhe ka marrë anë, ndërsa të tjerët, psh. Rama e Vuçiqi që deri “dje” njiheshin në qarqe paradiplomatike si “Erdogan boys”, kanë zgjedhur kohët e fundit formula të tipit: jemi miq me të dyja palët. Sa mundet të jesh me të dyja palët në raste ndarjesh të tilla, mbetet të shihet. Një politikë e kujdesshme do të duhej t’i mbante larg rajonit fërkimet e tilla të cilat vërtet janë të ftohta, por ja, në Bosnjë, falë “të marrëve” si Dodiku (i instrumentalizuar nga Moska e Beogradi e nga ultradjathtistët europianë e të vendeve të tjera) edhe mund të ndizen…

Të këshilluara

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë

Shpesh Shqipëria bëhet shesh beteje për një ndërtesë dhe, në fund, përfundojmë duke debatuar për historinë. Debati i sotëm per godinen ku eshte themeluar Klubi Laberia është njëri prej tyre. 

16:32 Auron Tare

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI