Flash

Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur

Irena Beqiraj 13 October 2026

Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur

Jetojmë në një kohë kur injoranca paraqitet si një këndvështrim edhe asnjë gjë në botë nuk është më e rrezikshme se kjo. 

Pas rregullës së treshit, me anë të së cilës përcaktoi se bariu i saj ishte Kryeministri më i mirë, Sara me vetëbesimin mbresëlënës që prodhon vetëm padituria na tregoi dje se çfarë ka mësuar nga politikani edhe filozofi anglo -irlandes Edmund Burke, për demokracinë edhe partitë politike. 

Edhe këtu nuk po flas për Sarën si individ por për injorancën si fenomen, e cila nuk është thjesht mungesë dijeje, por është keqpërdorimi dhe shtrembërimi i saj. Kur njerëzit e paditur përpiqen të përdorin dijen pa e kuptuar atë, ata krijojnë keqkuptime, përhapin gënjeshtra dhe shkatërrojnë vlerën e së vërtetës. 

Jo për ti mësuar Sarës ndonjë gjë të re, jam e sigurt që ajo ka vendosur të ikë nga kjo botë e paditur, por për të pastruar emrin e anglezit Edmund Burke nga stërklat e paditurisë së saj, po i marr me rradhë se si është keqpërdorur teoria e tij, nga delet e autoritarizmit. 

"Sarat" huazojë gjuhën e unitetit të partisë, parimeve të përbashkëta dhe përgjegjësisë politike, të ideve të Bruke por përdorimi i tyre në kontekstin e gabuar përmbys qëllimin e këtyre ideve.

1) Keqpërdorimi i parë - Partia si instrumenti personal i udhëheqësit !

Parimi i Burke-ut thotë që- "në parti njerëzit bashkohen rreth parimeve të përbashkëta politike.

Në partitë autoritare si ajo e Sarës ky parim është zëvendësuar me parimin se udhëheqësi mishëron partinë dhe parimet e saj. Mosmarrëveshja me udhëheqësin për pasojë portretizohet si tradhti e partisë. Ndaj sot "Partia e Sarës" nga një organizatë politike që duhet të kufizonte udhëheqësin është kthyer në një instrument për konsolidimin e pushtetit të tij personal.

2) Keqpërdorimi i dytë - Besnikëria ndaj partisë vendoset mbi interesin publik!

Parimi i Burke-ut thotë "Partia ekziston për të promovuar interesin kombëtar"

Ndërsa në "Partinë e Sarës" udhëheqësi identifikon interesin kombëtar me mbijetesën e partisë, fitoren në ose kontrollin e plotë të pushtetit . Ndaj për "Sarat e Partisë " mbrojtja e partisë bëhet më e rëndësishme sesa mbrojtja e qytetarëve, ku korrupsioni ose korrigjimi i dështimeve të politikave janë tërësisht të parëndësishme.

3) Keqpërdorimi i tretë - Përfaqësuesit parlamentarë nuk mund të kenë gjykimin e tyre!

Parimi i Burke-ut ishte i qartë përfaqësuesit duhet të ushtrojnë gjykim të pavarur dhe të veprojnë sipas ndërgjegjes së tyre.

Shtremërimi që i kanë mësuar Sarës në Akademinë e "Deleve Socialiste" është që- Deputetët pritet të votojnë sipas udhëzimeve të udhëheqjes së partisë, edhe kur ata personalisht nuk pajtohen ose besojnë se një vendim dëmton publikun.

Ndaj sot gjithë pushteti legjislativ është shëndruar dukshëm në një mekanizëm për miratimin e vendimeve të marra tashmë nga udhëheqësi, në vend të një forumi për shqyrtim dhe diskutim në mbrojtje të të mirës publike, edhe kufizimit të pushtetit ekzekutiv .

4) Keqpërdorimi i katërt - Kritika e brendshme etiketohet si fraksionizëm!

Parimi i Burke-ut theksonte se - "Bashkëpunimi politik është i nevojshëm për të mbrojtur parimet dhe për të luftuar abuzimet me pushtetin"

Ndërsa bariu i Sarave i përshkruan kritikët e brendshëm si përçarës, edhe jobesnikë, debati shtypet, disidentët margjinalizohen dhe partia humbet aftësinë për të korrigjuar gabimet e veta.

Ndaj lloji i Sarave të paditura edhe besnike janë yjet në ngritje.

5) Keqpërdorimi i pestë -Disiplina partiake bëhet zëvendësues i llogaridhënies!

Parimi i Burke-ut kërkonte që Organizimi politik të siguronte një qeverisje të përgjegjme e cila të funksionon në mënyrë efektive.

Ndërsa në partinë socialiste disiplina përdoret për të siguruar vota, për të mbrojtur ministrat nga hetimi dhe për të mbrojtur udhëheqjen nga pasojat.

Grupi parlamentar është katandisur në një kope pa asnjë aftësi për ti kërkuar ekzekutivit llogari.

Siç e shikoni dallimi kryesor midis asaj që Burke mbronte edhe asaj që ka kuptuar Sara e paditur është se ai fliste për një parti që organizon gjykimin kolektiv politik dhe jo për një parti që organizon bindjen.

Megjithëse Burke nuk ishte një teoricien i demokracisë moderne universale në kuptimin bashkëkohor ai që nga shekulli i i 18 -të mëtonte atë që Sara e paditur e shekullit të 21 refuzon ta mësojë edhe sot se besnikëria ndaj partisë nuk eliminon përgjegjësinë politike.

Burke besonte se bashkëpunimi politik ishte i nevojshëm, por duhej të mbetej i lidhur me parimet dhe përgjegjësinë publike. 

Të këshilluara

Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak

Ajo që ndodhi në minutat e fundit të 6 tetorit ishte një parodi. Një nga ato ngjarje që e qesharakëzojë aq thellë thelbin e një shteti dhe të institucioneve të tij, sa e bëjnë të pa shmangshme pyetjen: A mos do ishte më mirë po të qe bërë me keq?

09:02 Andi Bushati

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë

Shpesh Shqipëria bëhet shesh beteje për një ndërtesë dhe, në fund, përfundojmë duke debatuar për historinë. Debati i sotëm per godinen ku eshte themeluar Klubi Laberia është njëri prej tyre. 

16:32 Auron Tare

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI