Flash

Mes Brukselit dhe Tiranës. BE hap dritën jeshile, Gjermania dhe Holanda shprehin rezerva

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner dhe më pas edhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri Reinout Vos shpërndanë një deklaratë ku detajoheshin kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria

Lapsi.al 27 May 2026

Screenshot_20260527_131418_Gallery.jpg

Në momentet që në Bruksel, Edi Rama shkëlqente nga gëzimi për mbajtjen e konferencës së 8-të ndërqeveritare me Bashkimin Europian, në Tiranë, selitë më të rëndësishme diplomatike lëshuan një deklaratë të fortë, në një gjes të pandodhur më parë. 

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner dhe më pas edhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri Reinout Vos shpërndanë një deklaratë të njëjtë ku thuhej se “arritja e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin “Themeloret” përbën një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 

“Përgëzoj me këtë rast të gjithë qytetarët e Shqipërisë si dhe të gjithë ata në politikë, administratë dhe drejtësi, që kanë kontribuuar duke u angazhuar fort në këtë drejtim. Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Ndaj Gjermania dhe Holanda e mbështesin fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. 

Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave evropiane. Kësisoj hapat përpara në lëmin e “Themeloreve” përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Ndaj arritja e objektivave të ndërmjetme përbën pikënisjen për hapa të mëtejshëm të Shqipërisë në funksion të forcimit të shtetit ligjor. Dakordësia për IBAR-in është shprehje e pritshmërisë dhe inkurajimit tonë të qartë për vijimin e reformave, zbatimin e tyre me vendosmëri në praktikë dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse.

Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në raste të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti, që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e komisionit të Venecias. 

Shtetet anëtare të BE-së i kanë ankoruar shumë qartë këto pritshmëri në Deklaratën e tyre të Përbashkët si kushte për përmbylljen e bisedimeve. Ashtu si institucionet dhe shtete të tjera anëtare të BE-së, edhe Gjermania do të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në vijim si dhe do të mbështesë hapat e mëtejshëm të reformave” – thuhet në deklaratën që ambasadorët e Gjermanisë dhe Holandës shpërndanë në rrjetet sociale. 

Pak ditë më parë raporti “Ibar” ka dhënë një panoramë jo pa shqetësime mbi ecurinë e reformave në vend. Dokumenti, i cili shërben si një udhërrëfyes thelbësor për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka ngritur disa vërejtje kryesore.

Një nga pikat më kritike të raportit mbetet sundimi i ligjit dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Ai theksonte se zbatimi i reformave në praktikë është ende i ngadaltë dhe përballet me pengesa serioze. Pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër pandëshkueshmërisë janë sfida të mëdha, ndërsa procesi i Vetingut, pavarësisht rezultateve, ka lënë boshllëqe dhe ka ngadalësuar funksionimin e sistemit.

Një tjetër shqetësim madhor i adresuar në raport është lufta kundër korrupsionit thelbësor dhe krimit të organizuar. Përpos tyre nota kritike u vunë re në rrefuzimin e parlamentit për të ruajtur imunitetin e Ballukut, sulmet politike ndaj drejtësië, fusha jo e barabartë e lojës në zgjedhje si dhe përdorimit të patronazhistëve nga partia në pushtet.

Në përfundim, raporti Ibar paraqiti një pasqyrë të detajuar të punës së bërë, por edhe të rrugës së gjatë që Shqipëria duhet të përshkruaj nëse do të antarësohet në BE brenda kësaj dekade.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndryshimi i katërt i madh në historinë e Lapsi.al

Pavarësisht nga pamja estetike, filozofia e përmbajtjes mbeti po e njëjta: nxjerrja në plan të parë e analizave të thelluara mbi ngjarjet e politikës apo aktualitetit dhe shprehja e qëndrimeve të forta editoriale, që shpesh mund të jenë polarizuese, por qëllimi i tyre mbetet afrimi sa më pranë të së vërtetës

17:55

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI