Flash

Mbetet aktive vatra në Vajkal të Bulqizës, flakët shpërndahen deri në Fushë Hutër

Lapsi.al 31 August 2026

Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv dhe është përhapur drejt zonës së Fushë Hutrit. Prej tri ditësh, ndërhyrja po mbështetet edhe nga ajri. Një helikopter i Forcës Ajrore po operon mbi zonë, por flakët ende nuk janë izoluar plotësisht.

Në terren janë angazhuar 30 forca operacionale bashkiake, të cilat po punojnë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Situata mbetet problematike, ndërsa puna vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI