Flash

Protestë në Paris në mbrojtje të shqiptarit antifashist që rrezikon burgun në Gjermani

Lapsi.al 30 August 2026

Gati 300 persona u mblodhën në Paris të dielën për të kërkuar që një shqiptar aktivist antifashist të mos ekstradohet në Gjermani. Rexhino Abazaj i njohur si “Gino” kërkohet nga autoritete gjermane për përfshirje në një rast dhune kundër një parade të neonazistëve në Hungari.

Abazaj është një aktivist shqiptar "antifa", por ekstradimi i tij në Gjermani u urdhërua nga gjykatat franceze në mesin e gushtit. Më herët gjykatat franceze kishin refuzuar ta dorëzonin atë në Hungari me arsyetimin e rrezikut të të drejtave të tij themelore.

Shqiptari në 30-at, i cili e ka apeluar vendimin, akuzohet nga Hungaria për dhunë kundër neonazistëve që marshuan në Budapest në shkurt të vitit 2023, të cilët u sulmuan me shkopinj gome dhe çekiçë. Ai përballet me një dënim deri në 24 vjet burg në Hungari dhe deri në 10 vjet në Gjermani, pasi disa nga viktimat e supozuar të dhunuar janë shtetas gjermanë.

"Unë jam viktimë e persekutimit politik", si pjesë e një lëvizjeje për të "ndjekur antifashizmin në të gjithë Evropën", - tha "Gino" për AFP në një tubim në verilindje të Parisit të thirrur nga një komitet mbështetës.

Aktivisti që kërcënohet me ekstradim e përshkroi si “stresuese" pritjen për seancën e apelit, gjatë së cilës ai synon të "mbrojë argumentet e tij".

Në prill të vitit 2025, Franca refuzoi ta dorëzonte atë në Budapest, duke përmendur "rreziqet" e "trajtimit çnjerëzor" në burg dhe pasigurinë në lidhje me garantimin e një gjykimi të drejtë në atë vend të Bashkimit Evropian.

"Gjykata e Kasacionit do të jetë apeli i fundit i mundshëm. Ekziston një rrezik real që Gino të transferohet më pas në Hungari nëse ai ekstradohet më parë në Gjermani. Ata e bënë këtë edhe me Majën. Gjermania e dorëzoi atë", - shpjegoi për AFP-në një zëdhënës i Komitetit të Solidaritetit të Budapestit.

Në shkurt, drejtësia hungareze dënoi Maja T., një aktiviste të dorëzuar në Budapest nga Gjermania, me 8 vjet burg për të njëjtën rast dhune kundër neonazistëve.

Përpara një banderole të zezë ku shkruhej "Solidaritet me Ginon, jo ekstradimeve" , disa organizata dhe zyrtarë dolën kundër ekstradimit. E pranishme ishte edhe deputetja e LFI-së, Danièle Obono, e cila dëshmoi për mbështetjen e partisë së saj për "të gjithë aktivistët antifashistë që janë viktima të represionit nga shtetet e tyre".

Në fund të shtatorit 2025, Hungaria ndoqi shembullin amerikan duke e klasifikuar lëvizjen "antifa" si një organizatë "terroriste". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI