Flash

Kulmi i protestës/ Besa e Edi Ramës griset publikisht në shesh

Në shesh projektohet sllogani gjigand ku shkruhet: "I PABESE"

Lapsi.al 25 July 2026

Refreni i ditës së 56 të protestës ishte refuzimi total i "Besës"që Edi Rama u kërkoi shqiptarëve. Shumë nga folësit e konsideruan kryeministrin si besëprerë, si njeri që e ka humbur që në fillim të qershorit shancin për t'u besuar prej tyre. Kulmi arriti kur një nga folësit, Fatjoni, që bëri analizën e dokumentit të Ramës, e grisi atë publikisht në foltore.

"Kjo ishte përgjigja se nuk mund t’i jepet besa e shqiptarit një tradhtari", tha ai.

“Nuk ia vlen të lexohet dokumenti ‘Besa’. Përmbajtja është shumë e dobët dhe shumë e zezë. Merrni guximin të thoni në hyrje se kjo protestë është bërë nga qeveria pasi me arritjet e saj, ajo na hapi sytë për të kërkuar më shumë. E kërkoni besën e shqiptarit ju të pabesë. Në mbyllje na shisni gënjeshtrën për Europën, iu garantoj se çdo njeri këtu në shesh ua rrëzon me logjikë këtë që keni shkruar. Nuk e meriton të lexohet ky dokument. Jeni 28 vite me vonëse për të na dhënë besën.

Duhet të na e jepnit besën kur ishit ministër i Kulturës. Tentoni ta shisni këtë si besën e shqiptarit, por nuk është shqiptar ai që shet Shqipërinë, Sazanin tonë… Kjo këtu është besa e ditëziut që po kërkon të lërë si garanci Sazanin në tavolinat e pushtetit. Përgjigjen ua kanë shkruar protestuesit në shesh si i pabesë. Përgjigjen ua japim këtu (e gris dokumentin). Përgjigjen ua japim në shesh të hënën që t’ia tregojmë se kush është i besës”, tha ai. 

Me pare ne shesh ishte projektuar nje sllogan gjigand: "I pabesë".

Ftesën për 'BESË' Ramës ia kanë rrëzuar edhe ata që janë jashtë sheshit. Ish-socialistja veterane, disa herë ministre e së majtës Ermelinda Meksi, ka shkruar: 

"Në demokraci, besimi nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë, rezultate të prekshme dhe llogaridhënie, që  janë kushte për besueshmërinë e qeverisjes. Besa nuk është thjesht një premtim për të ardhmen. Ajo matet me përmbushjen e angazhimeve, funksionimin e institucioneve dhe llogaridhënien, mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve te qeverisja. 

Edhe deputetja e dalë nga listat e PS-së në zgjedhjet e 11 Majit 2025, por që tani është e pavarur në parlament, Marjana Koçeku ka reaguar ndaj fjalimit të djeshëm të Edi Ramës.

"Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çka asht besa`shkroi ajo duke argumentuar se  njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë!"

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI