Flash

Bie zjarr në fshatin Lazarat, evidentohen disa vatra

Lapsi.al 25 July 2026

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e kësaj të premteje në fshatin Lazarat, duke përfshirë dy vatra që rrezikonin të përhapeshin me shpejtësi. Sipas njoftimit, rreth orës 19:50 shërbimi zjarrfikës mori sinjalizimin dhe u nis menjëherë drejt vendngjarjes.

Me mbërritjen e forcave zjarrfikëse u konstatua se flakët kishin përfshirë dy vatra aktive. Pas ndërhyrjes së menjëhershme, zjarri u izolua dhe u vu plotësisht nën kontroll. Si pasojë e flakëve u dogj vetëm një sipërfaqe e vogël me barishte dhe shkurre, pa shkaktuar dëme të tjera materiale. Ndërkohë, organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI