Flash

Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje, arrestohet 33-vjeçari në Ndroq

Lapsi.al 11 September 2026

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Ndroq, gjatë një operacioni të zhvilluar nga FAST Albania në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, specialistët e Sektorit për Kërkimin në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë dhe përmes koordinimit me Interpol Tiranën e homologët italianë, kanë lokalizuar dhe arrestuar provizorisht shtetasin me iniciale D. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore italiane kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas autoriteteve, vendimi është marrë më 31 korrik 2026, ndërsa 33-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Plagosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i arrestimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë gjatë ushtrimit të detyrës”.

Pas arrestimit në Ndroq, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 33-vjeçarit drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI