Flash

Franca në flakë, Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

Lapsi.al 22 October 2026

Franca në flakë, Macron: Protestat që nuk organizohen nga

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi ndalimin e demonstratave që nuk janë organizuar nga sindikatat, në prag të demonstratave të së shtunës, më 24 tetor.

“Rekomandimi i përgjithshëm është që të mos zhvillohen demonstrata në ditët në vijim”, theksoi Macron.

 
Presidenti francez pretendoi se pas incidenteve të së shtunës qëndronin grupe të së majtës ekstreme, të cilat po planifikonin të përmbysnin qeverinë.

Përveç kësaj, Emmanuel Macron njoftoi gjithashtu se të premten, Këshilli i Mbrojtjes do të mblidhet për të marrë vendime shtesë, pasi forcat e sigurisë janë nën presion.

Shumica e qyteteve në Francë, dhe konkretisht Parisi, do të jenë në izolim, nga frika e incidenteve të reja. Në Paris, tubimet publike janë të ndaluara nga ora 20:00, ndërsa në Sheshin Demokraci është në fuqi një shtetrrethim nga ora 23:00 deri në orën 6:00.

Përveç pranisë së fortë të forcave policore, do të përdoret është njësia speciale antiterroriste e krijuar në vitin 2015. Qëllimi i ekipit ushtarak do të jetë mbrojtja e bizneseve dhe dyqaneve nga dëmtimet dhe plaçkitjet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI