Flash

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri

Lapsi.al 26 August 2026

Pas konfirmimit të rastit të parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik në qarkun e Korçës. Një ekip specialistësh të ISHP-së nga Tirana ka mbërritur në terren për kryerjen e hetimit entomologjik dhe depistimin në vatër, me qëllim identifikimin e pranisë së mushkonjës që transmeton virusin e Nilit Perëndimor dhe marrjen e masave të nevojshme të kontrollit.

Rasti i konfirmuar i përket një 72-vjeçari nga Korça, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtimin mjekësor përkatës. I moshuari jeton në qytetin e Korçës dhe dyshohet se është pickuar nga një mushkonjë gjatë kohës që qëndronte në një lulishte, ku kalonte një pjesë të konsiderueshme të ditës. Pas shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore, ai është paraqitur në spital, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar infektimin me virusin e Nilit Perëndimor. Ndërkohë, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik po kryejnë hetime në terren në zona të ndryshme të qarkut të Korçës, për të evidentuar nëse është e pranishme mushkonja që transmeton sëmundjen dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për kontrollin e saj.

Në kuadër të hetimit dhe marrjes së masave parandaluese, ekipet e specializuara po kryejnë edhe depistimin në vatër. Gjithashtu, pritet ndërhyrja për dezinfektimin dhe trajtimin e zonave të identifikuara si të mundshme për praninë e mushkonjave. Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen te njerëzit kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në shumicën e rasteve infeksioni mund të jetë pa simptoma ose të shfaqet me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera dhe të vjella. Në raste të rënda, virusi mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë komplikacione serioze. Autoritetet shëndetësore vijojnë monitorimin në terren, ndërsa hetimi i ISHP-së pritet të përcaktojë shkallën e përhapjes së mushkonjës bartëse dhe masat që do të ndërmerren për parandalimin e rasteve të tjera.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09