Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Fierit, ishte dënuar me 8 vite për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

Lapsi.al 26 August 2026

I dënuari Ardjan Malasi, i cili po vuante dënimin në burgun e Fierit, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Sipas raportimeve, dyshohet se ka pësuar hemorragji celebrale. Malasi ishte shpallur fajtor nga GJKKO për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe për “Grup të strukturuar kriminal”.

"Në IEVP Fier trajtohet me statusin e të dënuarit shtetasi Ardjan Malasi, i datëlindjes 05.04.1968, lindur në Ballsh dhe banues në Ballsh, me shtetësi dhe kombësi shqiptare.
 Me vendimin nr. 65, datë 17.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndryshuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 28, datë 01.06.2026, shtetasi Ardjan Malasi është deklaruar fajtor dhe dënuar me 8 vite burg (Siguri e lartë) për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë të, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287/1, 28/4-334/1 dhe 333/a/2 të Kodit Penal. Vendimi ka marrë formë të prerë më datë 01.06.2026", shkruhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI