Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Auditimet, KLSH gjen 3.2 mln euro efekte negative në buxhet në katër muaj

Lapsi.al 26 August 2026

Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentoi rreth 314.9 milionë lekë apo mbi 3.2 milionë euro efekte negative në buxhetin e shtetit nga auditimet e përfunduara gjatë periudhës janar-prill 2026. Problematikat përfshijnë zbatimin e kontratave publike, administrimin e të ardhurave, pagesat për vendime gjyqësore dhe shpenzimet për paga e operacione. Sipas Buletinit Statistikor të KLSH-së, për këto gjetje janë dhënë 58 rekomandime. Nga vlera totale prej 314.8 milionë lekësh, 84.3 milionë lekë janë vlerësuar si dëm ekonomik, ndërsa 230.5 milionë lekë si menaxhim joefektiv i fondeve. I gjithë dëmi ekonomik i identifikuar nga KLSH është konstatuar në fushën e shpenzimeve.

Rreth 81.4 milionë lekë, ose 97% e dëmit ekonomik, lidhen me shkelje të konstatuara gjatë procedurave të prokurimit publik dhe zbatimit të punimeve apo kontratave. KLSH përmend mes problematikave likuidime për punime të pakryera, mosllogaritjen e kostove përfundimtare të shërbimeve të projektimit dhe punime që nuk përputheshin me specifikimet teknike.

Institucioni i auditimit evidenton gjithashtu mangësi në përgatitjen e dokumentacionit të tenderëve, specifikimet teknike dhe kriteret e vlerësimit, llogaritjen e vlerës së kontratës, përzgjedhjen e procedurave të prokurimit, shqyrtimin e ofertave, shpalljen e fituesve dhe zbatimin e kontratave. Nga 230.5 milionë lekë të klasifikuara si menaxhim joefektiv, 126.2 milionë lekë lidhen me të ardhurat, kryesisht për moszbatim të detyrimeve nga lejet mjedisore.

Prej tyre, 93.6 milionë lekë janë evidentuar te Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe agjencitë rajonale, ndërsa 32.6 milionë lekë te Universiteti “Aleksandër Moisiu”. Efektet negative në shpenzime arritën në 188.6 milionë lekë, nga të cilat 84.3 milionë lekë dëm ekonomik dhe 104.2 milionë lekë menaxhim joefektiv. Brenda kësaj të fundit, 59.9 milionë lekë lidhen me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore përmes përmbaruesve privatë.

Sipas KLSH-së, ish-Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit rezulton me 62.2 milionë lekë dëm ekonomik dhe 56.5 milionë lekë menaxhim joefektiv, ndërsa projekti për rikonstruksionin e rrugës në Tragjas me 15 milionë lekë dëm ekonomik. Universiteti “Aleksandër Moisiu” rezulton me 4.1 milionë lekë dëm ekonomik, 46.3 milionë lekë menaxhim joefektiv në shpenzime dhe 32.6 milionë lekë efekte negative në të ardhura. Në katërmujorin e parë, KLSH përfundoi 14 auditime në 34 subjekte dhe dha 225 rekomandime. Të 58 rekomandimet me efekte financiare rezultojnë të pranuara nga subjektet e audituara./Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI