
Efektivët e policisë kanë nisur shpërndarjen e turmës.
Në drejtim të protestuesve është hedhur gaz lotsjellës në sasi shumë të lartë, ndërsa në bulevard janë vendosur edhe dy autobotë me ujë.
Gjatë përplasjeve, një protestues ka marrë lëndime në kokë, pasi është goditur nga një bombol me gaz e hedhur në drejtim të turmës.
Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe janë vendosur përballë ish-hotel 'Dajtit', ndërsa efektivët janë pozicionuar te ura e madhe e Lanës, pranë Piramidës.