Flash

Protests in Albania: What does Berlin say?

At a time when protests in Albania have escalated into violent clashes between demonstrators and police, the German government recalls the importance of the rule of law for membership in the European Union.

17:26

Dje e bëri pushim, Demo sot reagon për herë të dytë: Përdorimi i të miturve duhet përbuzur

Lapsi.al 2026-10-16 18:31:42

Dje e bëri pushim, Demo sot reagon për herë të dytë:

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar sërish për protestën, duke bërë të ditur se 156 qytetarë kanë mbetur të lënduar, mes tyre 97 punonjës policie, 45 protestues dhe 12 kalimtarë.

Në reagimin e tij, Demo u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, duke theksuar se përplasjet nuk sjellin fitues, por vetëm pasoja për qytetarët dhe familjet e tyre.

“Kur vijnë këtu të gjithë janë të humbur, asnjë s’ka fituar”, shkruan ministri, duke kujtuar fjalët e një mjeku të Spitalit të Traumës. Sipas tij, Shqipëria ka më shumë arsye për t'u bashkuar dhe për të punuar në të mirë të vendit sesa për t'u përleshur për llogari të interesave politike.

Një pjesë të veçantë të reagimit, ministri Demo ia ka kushtuar pranisë së katër të miturve mes personave të lënduar, duke iu drejtuar drejtpërdrejt prindërve shqiptarë me thirrjen që të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në akte dhune.

“Përdorimi i të miturve në akte thellësisht politike, e aq më tepër vënia në rrezik i jetëve të tyre për hir të luftës në pushtet është një poshtërsi, e cila nuk duhet të kalojë pa u vënë re e pa u përbuzur nga e gjithë shoqëria shqiptare”, thekson Demo.

Ministri bëri të ditur se u ka kërkuar vazhdimisht forcave të Policisë së Shtetit të tregojnë kujdes të veçantë ndaj të miturve, ndërsa përsëriti apelin për prindërit që të mbrojnë fëmijët nga përfshirja në përplasjet politike.

“Ju lutem, me dorë në zemër, mos lejoni që fëmijët tuaj të përdoren në luftën për pushtet të atyre që nuk njohin asnjë kufi, as njerëzor e as moral!”, apelon ministri.

Duke iu referuar debatit mbi karakterin e protestave, Demo këmbëngul se aktet e dhunës nuk përfaqësojnë studentët dhe aspiratat e tyre. Sipas tij, numri i studentëve mes personave të arrestuar dhe proceduar për akte të dhunshme është jashtëzakonisht i vogël, ndërsa ai shprehu bindjen se ata nuk kanë lidhje me skenarin e dhunshëm politik.

Në reagimin e tij, ministri e cilëson situatën si një përpjekje për marrjen e pushtetit përmes dhunës, duke vënë në dukje se pasojat nuk kufizohen te institucionet, por prekin edhe bizneset private dhe qytetarët që nuk kanë lidhje me përplasjet politike.

Demo paralajmëron gjithashtu për rrezikun që, sipas tij, dhuna të dëmtojë rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke e larguar vendin nga tryeza e negociatave me Bashkimin Europian dhe duke e kthyer pas në një periudhë nga e cila është dalë me shumë përpjekje.

Në përfundim, ministri shprehu bindjen se dhuna nuk do të arrijë të ndalë zhvillimin e vendit dhe integrimin europian.

“Shqipëria është nisur tashmë drejt destinacionit dhe askush e asgjë nuk do ta ndalë zhvillimin europian të vendit!”, përfundon reagimi i ministrit të Brendshëm, Ervin Demo.

Të këshilluara

Protests in Albania: What does Berlin say?

At a time when protests in Albania have escalated into violent clashes between demonstrators and police, the German government recalls the importance of the rule of law for membership in the European Union.

17:26

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI