
Një gjest i fortë solidariteti po ndodh sot gjatë marshimit të të rinjve protestues në rrugët e Tiranës.
Ndërsa turma masive po zhvendosej drejt Kryeministrisë, mjaft biznese private përgjatë itinerarit kanë ulur qepenat, duke ndërprerë aktivitetin e tyre në shenjë mbështetjeje për kauzën e qytetarëve.
Pronarët dhe punonjësit e këtyre bizneseve u kanë përcjellë një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë protestuesve: “Jemi me ju!”.



