Flash

Protests in Albania: What does Berlin say?

At a time when protests in Albania have escalated into violent clashes between demonstrators and police, the German government recalls the importance of the rule of law for membership in the European Union.

17:26

Today it is a shame to be a socialist

As I watch videos of young people being dragged away, I feel ashamed of the criminal left of this country. My stomach churns every time I see old socialists, so...

17:20 Irena Beqiraj

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo dënon dhunën ndaj Policisë

Lapsi.al 2026-10-13 17:55:00

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo dënon dhunën ndaj Policisë

Ministri Ervin Demo ka reaguar lidhur me protestën e studentëve te Ministria e Arsimit e cila prej orësh shoqërohet nga përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, ku kjo e fundit ka ushtruar dhunë barbare. 

Ministri Demo deklaroi se dhuna nuk justifikohet dhe tha se policia do të vazhdojë të sillet me profesionalizëm. 

Reagimi i ministrit Ervin Demo: 

Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar.

 

U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet.

U uroj shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. Ata dhe familjet e tyre kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.

Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin.

Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI