Flash

E shtuna do jetë protestë kombëtare/ Berisha: E kanë thirrur studentët, do e mbështesë PD

Lapsi.al 21 October 2026

E shtuna do jetë protestë kombëtare/ Berisha: E kanë thirrur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD mbështet protestën kombëtare të së shtunës, e cila sipas tij është thirrur nga studentët dhe gjimnazistët në kuadër të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha u bëri thirrje strukturave të partisë të angazhohen për mobilizimin e qytetarëve dhe të mbështesin protestën e të rinjve, duke kërkuar pjesëmarrje sa më masive nga të gjitha qytetet e vendit.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të jetë në krah të studentëve dhe pedagogëve, ndërsa kërkoi solidarizimin e gjimnazeve dhe shkollave në të gjithë Shqipërinë. Berisha vlerësoi gjithashtu pjesëmarrjen e pedagogëve në protestat e fundit, duke shtuar se protestat studentore përfaqësojnë një revoltë të të rinjve kundër qeverisë.

Sali Berisha: Siç jeni në dijeni, anëtarët e kryesisë janë ndarë në detyra konkrete dhe kanë nisur punën, dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme.  Angazhimi juaj krahas drejtuesve të degëve, krahas koordinatorëve, ka një rëndësi kapitale. Dhe është barometri më i mirë i rezultatit të secilit.  Po, duhet të bëjmë gjithçka për rezultate të matshme. Objektivat janë shumë të qarta. Solidarizimi me grevën e studentëve nga çdo gjimnaz dhe shkollë në Shqipëri është e domosdoshme. 

Pjesëmarrja sa më masive në protestën e tyre është po kaq e domosdoshme. Ndaj dhe duhet të ndërtoni aty ku jeni, të gjithë organizimin e nevojshëm në degën për të përmbushur këtë mision. Protesta e studentëve dhe të rinjve gjimnazistë, e them dhe njëherë që të jemi shumë të qartë, është një protestë që ne e mbështesim totalisht dhe e mbrojmë atë. 

Është një protestë në të cilën ne jemi më aktivë se kurrë.  Është një protestë në të cilën janë, në rolin e tyre që orën e parë, një numër i madh anëtarësh të Forumit Rinor dhe të Partisë Demokratike.  Dhe ata kanë meritë të veçantë. Dhe unë i përshëndes dhe i përgëzoj sot ata. Një grup që i përmbushi detyrat. I përmbushi në një kohë kur në pamje të parë ishte jo e lehtë. Duhet të jemi realistë. Po kështu detyrat i ka përmbushur, në raport me zhvillimet të themi, ne mbështetëm Sindikatën e Pavarur, Departamenti i Arsimit u shndërrua në një bashkërendim dhe mbështetje të fuqishme me pedagogët.  Me qindra pedagogë të lidhur me Partinë Demokratike janë sot krahas të tjerëve në protestë. 

Sindikata e Arsimit të Lartë në mbrojtje të interesave më të mira të pedagogëve të universiteteve dhe studentëve bëri thirrje, të cilës Partia Demokratike iu përgjigj me vendosmërinë më të madhe.  Në këtë aspekt, çdonjëri duhet ta ketë të qartë, kjo është një revoltë studentore, por ne jemi dhe do të jemi aktivë në këtë revoltë në mbështetje të studentëve me të gjithë potencialin tonë.  Ishte një meritë e madhe e veçantë e strukturave, të cilat treguan kujdesin e duhur për ta mbrojtur nga Jagot, nga ata të cilët punonin ditë e natë kundër protestës së 140-150 ditore. Ditën thërrisnin për dorëheqjen e Edi Ramës, në darkë në studio deklaronin se po protestojnë për korrigjimin e qeverisë.  Këta kanë shumë pak dallim nga ato maskat që dalin nga ministria e Brendshme duke bërtitur 'Rama ik'. Të njëjtë janë, siamezë me ta. Prandaj ne e kemi mbrojtur dhe do e mbrojmë protestën. Ta dinë mirë. Protesta është protestë e idealeve të të rinjve shqiptarë. Janë Makbethë ata që kërkojnë ose mendojnë t'i minojnë ato. 

T'i manipulojnë ato. E shtuna është një ditë shumë e rëndësishme, jashtëzakonisht e rëndësishme, për t'iu përgjigjur terrorit të kuq të Edi Ramës. Do shënohet me germa nderi protesta e djeshme dhe vazhdimi i saj i pedagogëve të universiteteve.  Protestë që u mblodh pikërisht të nesërmen e ditës së terrorit më maksimal ndaj studentëve dhe që Edi Rama mendoi bashkë me falangat e tij të krimit, se po lante duart me protestën.  Pra aty, të nesërmen, mijëra pedagogë u mblodhën në krah të studentëve. 

Tani është koha, dhjetëra mijëra, qindra mijëra qytetarë duhet të jenë pararojë e studentëve.  Duhet të mbështesin studentët dhe duhet të ndahemi me këtë të keqe.  Ndaj dhe krahas punës që do bëni çdo ditë në degët ku jeni ngarkuar, një ditë e veçantë është dita e shtunë. Është dita e protestës kombëtare, e thirrur nga studentët, që e mbështet me të gjithë fuqinë e vet Partia Demokratike. Suksesi i kësaj dite duhet të jetë dërrmues për Edi Ramën dhe narkoshtetin shqiptar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI