Flash

Dënimi i krerëve të UÇK-së, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë

Lapsi.al 16 September 2026

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 16 shtator 2026, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Në deklaratën e tij, ambasadori theksoi se çështja kishte të bënte me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas tij, siç nënvizoi edhe kryetari i trupit gjykues gjatë shpalljes së vendimit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ishte në gjykim, sikurse nuk ishte as qëllimi për një Kosovë të pavarur.

 
Gjermania, tha ambasadori, e ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara që nga fillimi, me bindjen se ato përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në zbardhjen dhe trajtimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Ai vlerësoi gjithashtu themelimin e Dhomave të Specializuara dhe bashkëpunimin e Kosovës me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), duke theksuar se në këtë mënyrë Kosova ka dëshmuar se po përmbush përgjegjësinë e saj si shtet i pavarur dhe sovran, përfshirë përballjen me krimet e luftës.

Ambasadori gjerman theksoi se aktgjykimi nuk i përjashton nga përgjegjësia aktorët jugosllavë për konfliktin e armatosur dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut ndaj popullit të Kosovës në fund të viteve ’90. Sipas tij, këto ngjarje janë hetuar më herët nga gjykatat ndërkombëtare dhe kanë qenë ndër faktorët që çuan në ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar.

Në fund, Gjermania u bëri thirrje të gjitha palëve që të respektojnë aktgjykimin dhe dinjitetin e viktimave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI