Flash

EMRAT/ Tentativë vrαsje, bazë αrmësh dhe drᴏge, arrestohen 3 shqiptarë në Selanik

Lapsi.al 14 September 2025
EMRAT/ Tentativë vrαsje, bazë αrmësh dhe drᴏge,

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal në Selanik, i përbërë nga shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se janë përgjegjës për një αtentat me αrmë zjarri dhe për trαfik drge në linjën Shqipëri-Greqi. Të arrestuarit janë Gentian Cipi, 39 vjeç, me precedentë penαlë në Shqipëri, Enea Basholli, 30 vjeç, dhe Kleo Topa, 23 vjeç, të tre me origjinë nga Korça.

Sipas autoriteteve greke, në orët e para të 3 shtatorit, në zonën Pilaias të Selanikut, këta persona kanë qëlluar me armë zjarri jashtë një kantine, duke tentuar të vrasin një 25-vjeçar grek. Viktima mbeti rëndë i plagosur, duke marrë plagë në gjoks dhe në dorë. Në vendin e ngjarjes policia gjeti tre gëzhoja, ndërsa dyshohet se autori i të shtënave është Gentian Cipi, i identifikuar si drejtues i grupit kriminal.

Pas atentatit, tre të dyshuarit u larguan me një automjet në pronësi të Enea Bashollit. Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në Selanik. Gjatë ndjekjes, Cipi dhe Topa nuk iu bindën urdhrit të ndalimit nga policia, por tentuan të iknin duke lëvizur me shpejtësi dhe kryer manovra të rrezikshme, duke përplasur edhe një automjet policie. Të dy më pas braktisën mjetin dhe tentuan të fshiheshin në këmbë, por u arrestuan pak më vonë. Ndërkohë, disa orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, policia arrestoi edhe Enea Bashollin.

Gjatë kontrolleve të mëvonshme, autoritetet greke sekuestruan një arsenal armësh dhe lëndë narkotike. Konkretisht, u gjetën dhe u sekuestruan: 1 armë automatike Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, 1 silenciator, rreth 31 kilogramë marijuanë, 1 pasaportë dhe 1 patentë të falsifikuar, 23 350 euro në para cash, Telefona celularë dhe 3 automjete. Policia greke vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI