Flash

Lëvizte me αrmë zjarri, pranga 28-vjeçarit në Vaun e Dejës

Lapsi.al 18 July 2025
Lëvizte me αrmë zjarri, pranga 28-vjeçarit në Vaun e

Një 28-vjeçar në Vaun e Dejës është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Edmond Preçi u ndalua me pistoletë në brez dhe municione luftarake në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës. 28-vjeçari Edmond Preçi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 18 korrik 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.4 lekë dhe do shitet me 84.5 lekë. Monedha europiane do blihet me 97 lekë dhe ...

08:23

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI