Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Vrasja e Renis Dobrës ishte planifikuar 5 ditë para ngjarjes

Lapsi.al 17 July 2025
Vrasja e Renis Dobrës ishte planifikuar 5 ditë para ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 23-vjeçar, Renis Dobra.Burimet nga grupi hetimor, bëjnë me dije se, ngjarja ishte planifikuar 5 ditë më parë. Hetuesit kanë identifikuar lëvizjet e dyshuarve.

Më datën 5 korrik, nga aeroporti i Rinasit, është marrë një makinë me qira nga i kërkuari Aleksandër Bushgjoka. Makina është kthyer më datën 7 korrik nga Fatjon Bushgjoka, vëllai i Aleksandrit. Fatjoni, po të njëjtën ditë ka marrë me qira një tjetër makinë, këtë herë tip Range Rover, e cila është përdorur në krim. Po ashtu, Petrit Çakri ka marrë një makinë tjetër me qira, një Hyundai, që u përdor gjithashtu në lëvizjet e dyshuara.

Fatjoni ka kthyer makinën më 10 korrik, dy ditë pasi dyshohet se ka kryer rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Renis Dobrës. Pas kthimit të makinës, ka pasur një debat mes tij dhe pronarit të makinave me qira në Rinas, pasi makinës i ishte tentuar të hiqej GPS.

Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë aksit kombëtar Burrel-Tiranë, mësohet se Petrit Çakrri dhe vellezerit Bushgjoka janë ulur për të pirë kafe pranë një pike karburanti. Më pas ata kanë qarkulluar me dy automjete, një “Range Rover” të zi dhe me një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI