Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ngacmoi seksualisht një vajzë 13-vjeçare. Sipas njoftimit, ka qenë vetë e mitura që denoncoi në polici rastin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 39 vjeç, pasi ka kallëzuar një 13-vjeçare, se e ka ngacmuar seksualisht. Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. ”, njofton policia.