Flash

Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare ish-kryebashkiaku i Pukës

Lapsi.al 20 June 2025
Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare ish-kryebashkiaku i

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ndue Cara, ish-kryebashkiak i Pukës dhe një ndër figurat më të respektuara të komunitetit. Cara u shua pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Ndryshe nga shumë të tjerë, Ndue Cara zgjodhi të qëndrojë në Pukë edhe pas përfundimit të mandatit si kryetar bashkie, duke i qëndruar besnik qytetit dhe banorëve të tij. Ai ishte ndër të paktët drejtues vendorë që vijoi të jetonte dhe të shërbente në zonën që kishte drejtuar.

Me profesion mjek, Ndue Cara nuk e ndërpreu asnjëherë shërbimin ndaj njerëzve. Ai ka pasur një karrierë të gjatë në drejtimin e disa institucioneve shëndetësore dhe ka vijuar të ofrojë ndihmën e tij mjekësore edhe pas daljes në pension.

Prej më shumë se një dekade, ai kishte zgjedhur të shërbente në një nga zonat më të thella të Pukës, në Fierzë, ku jetonte në kushte të vështira, në një kontejner, vetëm për të qenë pranë banorëve që kishin më shumë nevojë për kujdes mjekësor.

Ndue Cara do të mbahet mend jo vetëm si drejtues i përkushtuar, por mbi të gjitha si një mjek human dhe njeri me zemër të madhe, i cili deri në ditët e fundit të jetës i qëndroi besnik profesionit dhe shërbimit ndaj njerëzve.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.6 lekë dhe do shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 84.8 lekë dhe do s...

08:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI