Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Policia e Tiranës përfundon kontrollet dhe jep detaje për alarmin për bᴏmbë në hotel

Lapsi.al 30 May 2025
Policia e Tiranës përfundon kontrollet dhe jep detaje për alarmin

Alarmi për bᴏmbë në parkingun e një hoteli në Tiranë ka rezultuar i rremë. Sipas raportimeve, policia ka përfunduar me kontrollet dhe nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme në parking.

Më herët u raportua se ka qenë një punonjëse e stafit të hotelit që ka lajmëruar policinë më pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

"Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.

Më herët u raportua se ka qenë një punonjëse e stafit të hotelit që ka lajmëruar policinë më pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. Pas telefonatës policia mbërrit në vendin e ngjarjes dhe evakuoi menjëherë stafin dhe klientët e hotelit" - thuhet në reagimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI