Flash

Si u vrα Antonio/ Dëshmitë, inskenimi dhe alibia që përdori e dashura e tij

Lapsi.al 29 April 2025
Si u vrα Antonio/ Dëshmitë, inskenimi dhe alibia që

Prokurorja e Korçës Vasjana Apostoli ka lëshuar këtë të martë urdhër-arrest për të renë Kejsi Spaillari, e cila akuzohet për vrαsje në bashkëpunim të partnerit të saj Antonio Karafili më 14 Qershor 2018 në pyllin e Voskopojës.

Ngjarja e rëndë është ndjekur e zbardhur nga emisioni “Stop”, pavarësisht manipulimeve që iu bënë nga ekspertët mjeko-ligjorë e disa prokurorë rresht. Në fund të Tetorit 2020, emisioni “Stop” transmetoi rastin e servirur si vetëvarje e të riut Antonio Karafili.

Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça. Ajo tregoi, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr. Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios.

Në këtë moment, Kejsi kujton se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë. Ajo që dukej qartë, se ishte vrasje dhe jo vetëvrasje, u mbyll si çështje nga prokurorja Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi.

Provat dhe detajet e sjella nga “Stop”, provuan dyshimet e familjarëve, se djalit të tyre i është marrë jeta nga partnerja e tij Kejsi Spaillari dhe i dashuri i saj, bletërritësi 65-vjeçar Rexhep Vathi.

Pas shumë transmetimesh dhe marrjes së të gjitha provave e dëshmive, pas eksperimentit, që tregoi, se 18-vjeçari nuk mund të ishte varur, sot edhe organi i akuzës zbardhi të vërtetën, për të sjellë sadopak paqe në shpirtrat e prindërve të të riut. /TvKlan

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI