Flash

Tiranë/ I vrᾱrë në atentat më 2020, prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave

Lapsi.al 30 December 2024
Tiranë/ I vrᾱrë në atentat më 2020, prokuroria kërkon

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës ka kërkuar konfiskimin e të paktën 2.5 milionë euro pasuri të biznesmenit Ndue Gjergji, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2020 si pasojë e një atentati me armë zjarri dhe e familjarëve të tij, pasi u provua se ato lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Prokuroria në njoftimin zyrtar thote se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kishte ‘Trafikimin e lëndëve narkotike’.

Njoftimi:

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.03, të vitit 2023, në ngarkim të këtij shtetasi, rezultoi se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Prokuroria provoi se shtetasi N.Gj., ka qenë nën hetim në Hollandë për veprën penale të ‘Pastrimit të parave’ ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali. Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij, rezultoi se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se 13 pasuritë e paluajtshme i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Bazuar sa më sipër, prokuroria vlerësoi se pasuritë e tij dhe familjarëve plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi N. Gj, ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale ″Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Pastrimi i parave” .

Për këtë arsye, prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:

1. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

2. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

3. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

4. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2;

5. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;

6. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;

7. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2,;

8. Apartament me sipërfaqe 617.84 m2;

9. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

10. Njësi me sipërfaqe 45.21 m2;

11. Garazh me sipërfaqe 15 m2;

12. Garazh me sipërfaqe 15 m2; dhe

13. Apartament me sipërfaqe 99.70 m2.

 

Të këshilluara

Parashikimi/ Mot i kthjellët por i ftohtë

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thel...

07:37

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI