Flash

Beteja për qytetin: Tirana e Partizani sfidohen në derbin e një rëndësie maksimale

Lapsi.al 1 December 2024
Beteja për qytetin: Tirana e Partizani sfidohen në derbin e një

Tirana e Partizani, rivalët miq-armiq të një jete, takohen për herë të dytë në këtë sezon në një derbi të zjarrtë. Kryeqyteti nuk e ka ende një dominues, pavarësisht se të kuqtë kryesojnë dhe bardheblutë janë në pozita të vështira. Për tifozët duhet fituar derbi dhe pas 0-0 në fazën e parë është koha që dikush të ushtrojë pushtetin duke rrëmbyer suksesin.

Nuk është vetëm një çështje pikësh, edhe ato ekstremisht të rëndësishme, sepse Partizani rrezikon të humbasë kreun, me Vllazninë që e ndjek dy pikë larg dhe Veselinovic statusin e të pathyeshmit të vetëm të kampionatit që zgjat prej 12 javësh, ndërsa Tirana mund ta shohë veten në zonën e ftohtë të renditjes të kaluar nga Skënderbeu e të arritur nga Laçi. Puna është se në lojë janë krenaria, morali, pika e kthesës për pritësit dhe mesazhi i qartë për kampionatin i miqve.

Lexo më tej: Partizani kryeson falë mbrojtjes, Tirana ndrin me individë: derbi i statistikave

PRECEDENTËT

Partizani vjen nga dy fitore radhazi dhe nuk humb në derbin me Tiranën që nga dhjetori i vitit 2022, duke qëndruar të pamposhtur në tetë ndërqytetase. Magani pasi ndaloi rënien dhe mori 4 pikë në dy ndeshjet në detyrë kërkon tani të kthejë besimin te lojtarët e tij, aspak ekspertë në ndeshje të tilla, por grintozë dhe me dëshirën për të ndryshuar fatet e këtij sezoni. Precedentët janë të gjitha në favor të Partizanit me 73 fitore kundër 47 të rivalëveve, me 55 ndeshje të mbyllura në barazim. Edhe golavarazhi kuptueshëm është në favor të të të kuqve 236-188 , por kjo në 90 minutat, e diçka më tepër, të përplasjes së të dielës ka edhe një anë negative: presioni është i gjithi te kryesuesit dhe Rrapaj e të tjerët duhet ta suportojnë…

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI