Flash

Video/ Laçi thyen Skënderbeun e del nga zona e rënies: Gvozdenovic nuk pranon humbjen

Lapsi.al 30 November 2024
Video/ Laçi thyen Skënderbeun e del nga zona e rënies:

Laçi ka bërë një hap të rëndësishëm për mbijetesë, duke mundur Skënderbeun në një ndeshje të fortë, ku fitoi 1-0 dhe shpëtoi nga zona e rënies direkte. Ky sukses, i arritur pas një periudhe pa fitore, është një shpërblim i merituar për ekipin e teknikut Francesco Moriero, i cili kishte nevojë për këtë rezultat.

Kurbinasit morën kontrollin e takimit që në fillim, duke kërkuar me ngulm golin. Ata e gjetën atë në pjesën e parë përmes Kofi, që shënoi një gol të bukur dhe i dha avantazhin e merituar ekipit të tij. Pas këtij momenti, Laçi u përpoq të menaxhonte rezultatin dhe të ruante qetësinë, por vazhdoi të kërcënonte portën e Alias, duke kërkuar një gol të dytë.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/674b0c0bb6ffc.mp4"][/video]

“Jam i lumtur se me Partizanin nuk e meritonim të humbnim. Por siç u thashë djemve gjatë javës, kështu është futbolli, jo gjithmonë ata që luajnë e bëjnë mirë, fitojnë. U thashë të rrinë të qetë dhe të kemi reagim pozitiv, i cili sot ishte - tha tekniku Moriero -. Kishim 2-3 raste për të bërë gol si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, edhe era bën pjesë në lojë. E bukura e futbollit është edhe kjo, në pjesën e dytë vuajtëm se era ishte e fortë kundër. Nuk ia dolëm të luanim siç na pëlqen, por siç u thashë djemve, sot asgjë nuk mund të na ndalonte, se sot ishte e rëndësishme të fitonim. Kjo është e rëndësishme në futboll, pikët janë më të rëndësishme".

PRETENDIM PËR PENALLTI

Skënderbeu pati disa mundësi për të barazuar. Ata goditën traversën në pjesën e parë dhe ishin të pafat në të dytën, kur dy herë shtylla shpëtoi Laçin nga një gol që mund ta kishte ndryshuar plotësisht dinamikën e lojës. Megjithatë, rezultati mbeti 1-0 dhe Laçi mundi të ruante avantazhin deri në fund. “Nuk meritonte të fitonte Laçi sot - tha Gvozdenovic pas ndeshjes -. Pjesën e parë nuk më pëlqeu, në të dytën ishim më mirë. Rasti i Bismark në minutën e 45' ishte i pastër, minimumi për 1 pikë. Jam i mërzitur sepse ishte ndeshje ndoshta për barazim. Ishte dhe një situatë për penallti me Rashicën".

Lexo më tej: “Këtu vendos unë”, Moriero i tregon ‘dhëmbët’ lojtarëve: Magani polemika me arbitrin

Ky rezultat e çon Laçin jashtë zonës së rënies direkte, ndërsa për Skënderbeun situata mbetet alarmante. Ekipi i korçarëve vazhdon të mbetet në krizë dhe është seriozisht i rrezikuar nga rënia në kategorinë e dytë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI