Flash

Sulm kibernetik ndaj Bologna: vidhen mijëra dokumente mbi lojtarët dhe trajnerin

Lapsi.al 30 November 2024
Sulm kibernetik ndaj Bologna: vidhen mijëra dokumente mbi lojtarët dhe

Një mbrëmje e keqe për klubin italian Bologna, që, përveç humbjes kundër Lille në Champions League, u përball edhe me një sulm nga piratët e internetit. Sistemet informatike të klubit emilian u hakuan nga grupi RansomHub, një kolektiv i specializuar në sulme ransomware. Ky grup ka kërkuar një shpërblim duke kërcënuar publikimin online të rreth 200 GB të dhënash, përfshirë email-e dhe dokumente të ndryshme që lidhen me lojtarët dhe tifozët. Midis materialeve të vjedhura gjenden edhe screenshot-e dhe skanime të pasaportës së trajnerit Vincenzo Italiano.

Akuzat e RansomHub dhe masat e Bologna FC

Sipas raportimeve të Quotidiano Sportivo, RansomHub ka bërë një paralajmërim në platformën e tyre, duke akuzuar klubin italian Bologna për mungesë të “masave të duhura për mbrojtjen e të dhënave dhe rrjetit, prandaj të gjitha të dhënat e tyre janë vjedhur.” Grupimi pretendon gjithashtu se klubi ka shkelur rregulloren GDPR (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave). Ky model kërcënimi është përdorur edhe ndaj viktimave të tjera në të kaluarën.

Lexo më tejBologna, ultrasit rrahin me rripa dhe shufra tifozët e Lille: tre francezë në spital

Ndërkohë, faqja e RansomHub ka hequr pretendimin për sulmin, ndoshta për shkak të vendimit të Bologna FC për të raportuar ngjarjen tek autoritetet kompetente. Klubi ka njoftuar Garante della Privacy, autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili është informuar për situatën.

Deklarata zyrtare e klubit

Klubi i Bologna ka konfirmuar ngjarjen përmes një deklarate zyrtare: “Shoqëria Bologna Football Club 1909 S.p.a. njofton se sistemet e saj të sigurisë janë bërë së fundmi objekt i një sulmi informatik të tipit ransomware, në një server cloud dhe në perimetrin e brendshëm. Ky akt kriminal ka rezultuar në vjedhjen e të dhënave të kompanisë, të cilat mund të publikohen. Çdokush që zotëron këto të dhëna paralajmërohet që të mos i publikojë, shpërndajë ose përdorë në asnjë mënyrë, pasi ato janë të marrë përmes një vepre penale.”

Sulmi kibernetik ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e të dhënave personale në sport, duke përfshirë lojtarët, tifozët dhe stafin e klubeve.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI