Flash

Ancelotti nën presion dhe në shënjestër: përballja me Perez vendimtare për të ardhmen

Lapsi.al 28 November 2024
Ancelotti nën presion dhe në shënjestër: përballja me

“Të fundosur”, “Realiteti i hidhur”: këto janë vetëm disa nga titujt e ashpër që shtypi spanjoll i ka dedikuar Real Madrid, pas humbjes së djeshme në fushën e Liverpool dhe rrezikut për t’u eliminuar nga playoff-et e Champions League. Blancos, aktualisht në vendin e 24-të në renditje, po zbulojnë dobësitë dhe brishtësinë e tyre, pavarësisht transferimit të madh të verës, Kylian Mbappé. Francezi, protagonist në mënyrë negative në “Anfield” (humbi një penallti që mund të kishte barazuar rezultatin), po vështirëson edhe planet e teknikut Carlo Ancelotti, i cili është përballur me kritika të ashpra.

Lexo më tej: Topi i Artë/ Ancelotti është trajneri më i mirë, por çmimin nuk e tërheq

Trajneri italian, që humbi një figurë të rëndësishme si Kroos në verë dhe po përballet me një mori dëmtimesh (Vinicius, Alaba, Carvajal, Tchouaméni dhe Rodrygo janë jashtë), ka kërkuar durim edhe pas humbjes ndaj Reds. Por Florentino Perez, siç dihet, nuk e toleron humbjen apo mediokritetin. Ai synon gjithmonë majat dhe nuk kënaqet as me një Real që garon në La Liga kundër një Barcelone në formë të shkëlqyer (Blancos ndodhen 4 pikë pas me një ndeshje më pak). Jo më kot, sipas “Marca”, presidenti i Real Madrid dhe Ancelotti do të takohen para sfidës së së dielës ndaj Getafe. Një përballje vendimtare për të kuptuar nëse klubi ka ende besim tek ish-trajneri i Milanit.

E ardhmja në pikëpyetje

Deri tani, 65-vjeçari nga Reggiolo nuk ishte vënë kurrë në dyshim, por situata mund të ndryshojë, veçanërisht nëse rezultatet e ardhshme nuk do të jenë të kënaqshme. Pra, Ancelotti, që megjithatë gëzon një reputacion të madh në kryeqytetin spanjoll, po ndjen gjithnjë e më shumë presion. Në anën e tij duket se janë disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës, përfshirë Modric. Një mbështetje e rëndësishme që mund t’i sigurojë trajnerit qëndrimin deri në fund të sezonit. Pas kësaj, pritet një revolucion me Xabi Alonso të gatshëm për të nisur një cikël të ri. Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë nisur reflektime të brendshme mbi strategjinë e merkatos gjatë verës, që po del të jetë një dështim i madh.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI