Flash

Bologna, ultrasit rrahin me rripa dhe shufra tifozët e Lille: tre francezë në spital

Lapsi.al 27 November 2024
Bologna, ultrasit rrahin me rripa dhe shufra tifozët e Lille: tre
Bologna po përgatitet për ndeshjen e Champions League që luhet sonte në orën 21:00 midis skuadrës italiane dhe Lille për xhiron e 5-të të Fazës së Grupeve. Megjithatë, atmosfera në qytet ka qenë e tensionuar prej disa ditësh, dhe përplasjet mes dy tifozerive nuk kanë munguar. Gjatë natës mes të martës, 26 dhe të mërkurës, 27 nëntor, një sulm i organizuar nga ultrasit e Bologna u krye ndaj një grupi tifozësh francezë, duke përdorur shufra dhe rripa. Si pasojë, tre tifozë të Lille përfunduan në spital me lëndime.

Përplasja e dhunshme dhe rrethanat e paqarta

Ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi përplasjen e dhunshme që shpërtheu vonë mbrëmjen e së martës në rrugët e Bolonjës. Në konflikt morën pjesë mbi njëqind tifozë: rreth 80 ishin nga curva kuqeblu, ndërsa afro 30 ishin tifozë të Lille që ndodheshin brenda një lokali. Sipas rindërtimeve të para të policisë dhe pamjeve filmike, duket se ishte një sulm i mirëorganizuar nga ultrasit e Bologna, të cilët kapën në befasi tifozët francezë. Sulmi ndodhi në një lagje universitare të frekuentuar mbrëmjeve, duke shkaktuar panik dhe frikë te kalimtarët. Pas incidentit, sulmuesit u larguan me shpejtësi, duke lënë pas tre tifozë të Lille të lënduar, të cilët u transportuan në spital për trajtim mjekësor.

Tensione pranë hotelit të Lille dhe rritja e alarmit

Pas ndërhyrjes së policisë, e cila ishte e pajisur me mjete antitrazira, situata u qetësua përkohësisht. Megjithatë, rreth orës 3 të mëngjesit, pranë hotelit ku po qëndronte skuadra franceze, u dha një alarm tjetër nga personeli i sigurisë. Një grup i dyshuar personash kishte kaluar gardhet përreth hotelit. Pasi u diktuan nga forcat e rendit, ata u larguan duke hedhur kapsolla dhe tymuese, duke shkaktuar kaos. Dyshohet se një grup tjetër ultrasish të Bolognas kishte si objektiv të prishte qetësinë e skuadrës kundërshtare.

Përshkallëzimi i dhunës dhe historia e mëparshme

Incidentet kanë rritur ndjeshëm nivelin e alarmit në qytet në prag të ndeshjes së orës 21:00, sidomos pasi këto përplasje vijnë vetëm pak ditë pas episodeve të tjera të dhunshme nga tifozët e Bologna. Në një tjetër ndeshje të Champions League kundër Monacos, disa tifozë të Bolognas sulmuan dhe rrahën disa tifozë të skuadrës franceze.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI