Flash

Inter apo Milan? Trondit Giletti: "Kam videon e një lojtari që godet një grua”

Lapsi.al 26 November 2024
Inter apo Milan? Trondit Giletti: "Kam videon e një lojtari që

Rrëfime tronditëse nga ana e prezantuesit të njohur italian Massimo Giletti, i cili gjatë programit televiziv "Lo stato delle cose", i transmetuar në Rai 3, ka zbuluar se ka në dorë një video të një futbollisti të njohur që është jashtëzakonisht komprometues.

Në tregimin e tij befasues, Giletti, pa e përmendur emrin e lojtarit, ka treguar qytetin ku ai luan aktualisht.

"Një lojtar në Milano"

Moderatori zbulon se futbollist në fjalë luan në Milano, pa e specifikuar drejtpërdrejt ekipin, por duke përmendur se është një futbollist mjaft i njohur: "Kam marrë një video ku një lojtar nga një nga dy skuadrat e Milanos godet me dhunë një vajzë në një lokal të famshëm milanez. Shihet gjithçka dhe nuk mund të kontestohet," shpjegon Giletti.

Më pas, ai hyn në detaje: "Bëhet fjalë për një futbollist shumë të njohur, ishte në një gjendje konfuzionale. Vajza që u godit me dhunë u rrëzua, ai e ngriti dhe më pas e goditi përsëri. Pastaj ka edhe pamje të tjera ku po ai futbollist shkatërron murin dhe shkatërron gjëra të tjera. Janë pamje shumë të rënda, të cilat për momentin kemi vendosur të mos i transmetojmë pasi po kryejmë hetime të tjera. Nëse vendos një simbol të kuq në fytyrë dhe bën këto gjëra, nuk je i përshtatshëm për sistemin."

Zbulime tejet të rënda që sigurisht do të kenë edhe pasoja të tilla. Dhe mendoni se pikërisht gjatë javës së fundit në Serie A, futbollistët kishin vendosur një shenjë të kuqe në fytyrë si simbol i fushatës #unrossoallaviolenza kundër dhunës ndaj grave...

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI