Flash

Bendtner, i ndjekur në Nju Jork nga një burrë me thi*ë: "Po jam unë në video"

Lapsi.al 26 November 2024
Bendtner, i ndjekur në Nju Jork nga një burrë me thi*ë:

Për të mos u besuar ajo që ndodhi me ish-sulmuesin e Arsenali dhe Juventusit, Nicklas Bendtner, i përfshirë në një ngjarje të frikshme me thikë në rrugët e Nju Jorkut. Danezi ishte me një grup miqsh kur një burrë i armatosur me thikë i sulmoi. Kamerat e sigurisë e regjistruan tërë ngjarjen. Lajmin e ka publikuar gazeta The Sun.

Ngjarja e pabesueshme që përfshiu Bendtner në NY

Nicklas Bendtner shpëtoi për një fije nga pasojat e rënda pasi u përfshi në një situatë të pabesueshme. Ish-sulmuesi danez javën e kaluar ishte në vizitë në Nju Jork me disa miq, kur një prej tyre u sulmua papritur me thikë. Pamjet e kamerave të sigurisë të qytetit tregojnë ish-lojtarin që po ecte me miqtë në zonën e shtrenjtë të Upper West Side të Manhatanit të mërkurën e kaluar, kur një burrë filloi të vrapojë drejt grupit dhe më pas u largua nga skena.

Një anëtar i grupit, 55 vjeç, ka pësuar lëndime në fytyrë dhe veshë dhe është trajtuar në Spitalin Mount Sinai të Nju Jorkut. Kamerat e sigurisë kanë mundësuar identifikimin e agresorit, Joshua Zinberg, 25 vjeç, i cili është arrestuar ditën pas ngjarjes dhe është akuzuar për tentativë vrasjeje dhe sulm. Agresori, i cili është denoncuar nga nëna e tij, e cila e ka njohur në pamjet e filmimit, ka një dosje të mëparshme dhe probleme të shëndetit mendor.

Bendtner ka dhënë një koment të shkurtër për ngjarjen në Ekstra Bladet: "Mund të konfirmoj që jam unë në video," ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI