Flash

Jeta e re pas burgut e ish-trajnerit të Dinamos Miccoli: “Tani me B&B, çoj mëngjeset”

Lapsi.al 25 November 2024
Jeta e re pas burgut e ish-trajnerit të Dinamos Miccoli: “Tani me

Fabrizio Miccoli, me një të kaluar edhe te Dinamo si asistent i Morieros tani te Laçi, është gati të rikthehet në botën e futbollit. E kaluara tashmë është lënë pas, ai ka paguar për gabimet e tij dhe është i gatshëm të ribashkohet me sportin që i ka dhënë gjithçka në jetë. “Kam vënë një pikë, një gur mbi atë që kam përjetuar. Po përpiqem ta rimarr jetën time,” ka thënë ish-sulmuesi i Palermos, i cili sot ka një perspektivë të re për botën që e rrethon.

Në një intervistë për Corriere della Sera, Miccoli ka folur për jetën e tij të tanishme, për angazhimin në industrinë e turizmit ku punon personalisht – ai vetë u çon mëngjesin klientëve të B&B-ve të tij – dhe për takimin e tij me Maria Falcone, motrën e gjykatësit të vrarë nga mafia, që e ndihmoi të mbyllte një kapitull të errët të jetës së tij.

Fabrizio Miccoli, nga fjalët për Falcone deri te burgu

Pjesa më e madhe e ditës së Miccolit merret nga aktivitetet që lidhen me B&B-të që ai menaxhon së bashku me bashkëshorten e tij, Flaviana. Ai gjithashtu kalon shumë kohë me familjen e tij dhe dy fëmijët, Diego dhe Swami, përkatësisht 18 dhe 16 vjeç. Ndërkohë, futbolli është ende larg, por ai ëndërron të rikthehet te sporti që ka dashur gjithmonë.

Në intervistë, ai kujtoi momentet më të vështira të viteve të fundit, përfshirë gjashtë muajt që kaloi në burg pas dënimit për zhvatje të rënduar. Ai doli nga burgu në vitin 2022 dhe u vendos në provë nën mbikëqyrje të shërbimeve sociale. Ishte periudha më e errët e jetës së tij, kur u gjend vetëm përballë një “përbindëshi” të madh.

Por kohët e fundit ai ka bërë paqe me të kaluarën e tij, duke u takuar me Maria Falconen. Në një përgjim të vitit 2011 me djalin e bosit Lauricella, Miccoli kishte përdorur fjalë fyese për gjykatësin Giovanni Falcone, duke e quajtur “llum”. Ai ka kërkuar falje familjes dhe është penduar për çdo gjë që ka thënë.

Një ndryshim radikal i jetës

Miccoli e pranon gabimin e tij dhe shpjegon si ka nisur një jetë të re: “Kam bërë një gabim të madh. I thosha gjithmonë po të gjithëve. Kam qenë shumë naiv, shumë i gatshëm, por ky është karakteri im, të cilin po përpiqem ta ndryshoj. Kam gabuar, kam paguar, kam kërkuar falje dhe e kam mbyllur një herë e përgjithmonë me të kaluarën, duke u takuar me Maria Falconen.”

Çfarë bën sot Fabrizio Miccoli

Sot, ish-sulmuesi është një njeri i lirë dhe i përkushtuar ndaj aktiviteteve familjare që ka krijuar duke investuar paratë e kursyera gjatë karrierës së tij. Ai zotëron disa struktura hotelerie për të cilat kujdeset personalisht: “Jam unë që ndonjëherë bëj check-in-in e klientëve, shkoj t’i marr në aeroport, dorëzoj mëngjeset.”

Por pasioni i tij për futbollin vazhdon të mbetet i gjallë. Ai ka themeluar një shkollë futbolli në Lecce, e cila i ka dhënë shumë kënaqësi, duke parë disa prej të rinjve të tij të kalojnë në nivelet e larta: “Ne jemi një qendër federale e Milanit dhe kemi dhënë disa djem edhe te ekipet e Serie A. Punojmë mirë dhe ndihmojmë ata që kanë situata familjare të ndërlikuara.”

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI