Flash

Video/ Dy gola në shtesë, penallti e karton i kuq: Egnatia mposht Bylis me 10 lojtarë

Lapsi.al 24 November 2024
Video/ Dy gola në shtesë, penallti e karton i kuq: Egnatia mposht

Egnatia mban kontakte të ngushta me kreun, falë fitores 0-2 në Ballsh kundër Bylis, për javën e 14-të të Superiores. Në stadiumin “Adush Muça” rrogozhinasit shënuan në shtesat e çdo pjese për të ndëshkuar ekipin e Nevil Dedes, gjithnjë e më i fundit. Tetova duhet të mendojë vetëm për mungesën e Ndrecës, i ndëshkuar në minutën e 86' me kartonin e dytë të verdhë.

Pauza e kampionatit duhet t'i kishte dhënë Bylis mundësinë për tu ripërtërirë, pas disfatës së rënë me Tiranën. E megjithatë, mallakastriotët rezistuan vetëm një pjesë loje, pothuajse, sepse në minutën e 46' u ndëshkuan me penallti nga Zejnullai. Një ndërhyrje e gabuar e Markut ndaj Bakayoko nuk pati dyshime te Alla si ishte 11 metërsh.

[video width="686" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/67432754d1d55-1.mp4"][/video]

Bylis u mundua të bënte diçka më shumë në pjesën e dytë, por Egnatia luajti në bllok, duke u kujdesur të mos linin hapësira. Skuadra e Dedes insistoi me Malomo e Trenin, që pretendoi për penallti, por nuk ishin mjaftueshëm rrezikshëm për të vënë në vështirësi Dobjanin. Egnatia u tërhoq shumë nga loja, duke përdorur vetëm kundërsulmin, që mund ta nxirrte fitues me Ndrecën në minutën e 75'. Sidoqoftë, gjërat u komplikuan në mënyrë naive 4 minuta nga fundi, kur mbrojtësi mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë rrogozhinasit me një lojtar më pak.

Lexo më tej: Video/ Lushkja shënon për 54 sekonda: Dodaj i heq fitoren Egnatias, Vllaznia e para

Bylis jo vetëm nuk mundi të përfitonte nga situata e krijuar, por pësoi edhe golin e dytë nga Ujka në minutën e 98'. Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në kuotën e 23 pikëve, në vendin e 3-të. Ndërsa Bylis mbetet në fund me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

[video width="642" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/674338303aa02.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI