Flash

Jimenez trondit Italinë: "Kam luajtur të paktën 3 ndeshje të trukuara, mafie e madhe”

Lapsi.al 23 November 2024
Jimenez trondit Italinë: "Kam luajtur të paktën 3 ndeshje

Duke folur në podcast-in ‘Vamo a Calmarno’, ish-lojtari i Ternana, Fiorentina, Lazio, Inter, Parma e Cesena, Luis Jimenez, ka zbuluar prapaskena shqetësuese nga karriera e tij në Itali, duke përmendur ndeshje të manipuluara dhe të trukuara.

“Kam luajtur të paktën tre ndeshje të manipuluara. Kjo ka ndodhur në Itali, por nuk mund t’ju them me cilën skuadër. Diçka e tillë nuk më ka ndodhur kurrë në Kili – akuzon ish-futbollisti kilian -. Në Itali, përkundrazi, kishte shumë ndeshje të trukuara dhe shumë mafie. Sot kjo është më pak e zakonshme, pasi shumë ish-futbollistë dhe drejtues janë ndëshkuar dhe nuk punojnë më në futboll. Për mua ishte vërtet e rëndë: isha në fillimet e mia dhe doja të arrija majat e futbollit italian”.

DETAJE TË TJERA

Jimenez, i cili ka luajtur në Itali për plot 9 sezone, zbulon detaje të tjera: “Në atë kohë luaja me Ternanën. Njëherë shënova pasi hyra nga stoli dhe portieri im deshi të më vriste. Kishte një marrëveshje për barazim, që do të thoshte se skuadra tjetër duhej të shënonte me çdo kusht dhe kishte shumë pak kohë për të nxjerrë rezultatin 1-1. Ai nuk luante shpesh dhe donte një barazim pa gola. Unë nuk e dija këtë, ishte një nga ndeshjet e mia të para në Itali. Doja të jepja maksimumin dhe më thanë për këtë vetëm pas ndeshjes”.

NË LOJË EDHE ATALANTA

Ish-mesfushori kilian, sot 40 vjeç, përmend gjithashtu Atalantën: “Një ndeshje tjetër ishte mes nesh dhe Atalantës në 2004, një përballje mes të parëve dhe të dytëve në renditje, dhe kishte festë mes tifozerive miqësore. Unë fitova një penallti dhe pashë që të gjithë ishin të dëshpëruar, madje edhe shoku im që e realizoi penalltinë vuri duart në fytyrë pa festuar. Qëndrova jashtë fushe sepse më kishin goditur fort dhe doktori më shpjegoi se ishte një ndeshje e manipuluar, nuk duhej të hyhej më në zonën e penalltisë. Askush nuk më kishte folur dhe unë u thashë: të paktën më paralajmëroni herën tjetër”.

Ndeshja për të cilën Jimenez duket se po flet është Atalanta-Ternana 1-1, e luajtur më 21 dhjetor 2003 në Serie B: avantazhi i Ternanës me penallti nga Zampagna në minutën e 87' dhe barazimi nga Budan dy minuta më vonë. Deklaratat e rënda të Jimenez mbeten për t’u verifikuar, por mund të përfundojnë në tryezën e drejtësisë sportive dhe të hapin një kapitull të ri në skandalet e basteve në futboll.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI