Flash

"Pika për Martin Canin": Daja nuk gjen fjalët për humbjen e 14 vjeçarit

Lapsi.al 23 November 2024
"Pika për Martin Canin": Daja nuk gjen fjalët për

“Këtë barazim, edhe pse fitorja do të ishte e mirë, ia dedikojmë Martinit që u nda nga jeta dhe bashkohemi me dhimbjen e familjes. Nuk gjej më fjalë për të vazhduar këtë pjesë, sensibilzojmë të gjithë prindërit të jenë më afër fëmijëve që të mos kemi më ngjarje të tilla". Ilir Daja nuk gjen fjalët për humbjen e rëndë të 14 vjecarit Martin Cani, që ishte pjesë e moshave të Dinamos. Tekniku Daja do të kishte dashur një fitore përballë Skënderbeut, por 2-2 si erdhën gjërat nuk është për tu hedhur poshtë. "Pozitiv ishte realizimi në pjesën e dytë dhe me rastet që krijuam, mendoj se mund të kishim fituar, edhe pse barazimi nuk është rezultat i keq në Korçë".

Lexo më tejVideo/ Vllaznia shënon dy herë në shtesa, dorëzohet Teuta: ndodh gjithçka në Korçë

Daja në fund i sheh gjërat pozitivisht: "Ne jemi pak dora e vjetër, që i marrim gjërat hap pas hapi, nuk mendojmë shumë për çfarë do të ndodhë në fund të kampionatit. Ajo që është e rëndësishme është që loja rritet javë pas jave. Pjesa e dytë i takoi lojtarëve se ata ndryshuan situatën dhe e kaluan në favorin tonë. Pra kemi mundësi, edhe me mungesa, të bëjmë gjëra të mira, më mirë hap pas hapi se sa të mendojmë finishin”, e mbylli Daja.

GVOZDENOVIC: "GABIM AMATOR TE GOLI I DYTË"

“Pjesa e parë reaguam mirë, shënuam dy gola pas 0-1. Pastaj erdhi goli i dytë shumë shpejt dhe nuk menaxhuam situatën shumë mirë. Kishim dy raste për gol me Rashica dhe Balaj. Nuk jemi të kënaqur me një pikë, por kjo është situata. Lojë e mirë, nuk mund të them asgjë. Goli i dytë erdhi nga gabim amator, ishin tre lojtarë nga krahu i majtë, doli topi dhe shënoi Dinamo". Ivan Gvozdenovic, tekniku i Skënderbeut nuk është plotësisht i kënaqur nga barazimi 2-2 me Dinamon. Serbi nuk e pranon dot mënyrën naive në të cilën, me raste, veprojnë lojtarët e tij.

"Ishte gabim goli i parë, por jo kur humbi topin Doka, por ishte gabim në reagim - tha ai. Ne nuk ishim në bllok të shpejtë. Nuk jemi ndoshta shumë agresiv në mbrojtje, e gjithë skuadra. Vjet ishim më agresivë, me ekuilibër kur nuk kishim topin, këtë vit jemi më butë. Presioni është pjesë e futbollit. Ne e dimë si është situata, nuk mund të them si një alibi. Donim të fitonim sot”, përfundoi tekniku i korçarëve.

BRDARIC: "DUAM TË ARRIJMË DIÇKA SPECIALE"

“E pritnim një ndeshje të vështirë, e nisëm mirë, por për fat të keq nuk shënuam shpejt. Me shumë tranzicione në të dy krahët, ishte një ndeshje e hapur, shënuam në momentin e duhur dhe në pjesën e dytë duhej të mbyllnim ndeshjen e shënonim të dytin, që të mos lihej Teuta të kthehej në lojë". Thomas Brdaric kthehet te fitorja me golin e në shtesë të Grudës dhe ka një dedikim të vecantë për fitoren: "Dua t’ia dedikoj fitoren djalit të presidentit, i thashë dje që nëse fitojmë tre pikët, janë për të. Ai është një djalë që shpesh vjen me ne dhe jam i lumtur për të. Ne kemi të ardhmen përpara te Vllaznia, duam të arrijmë diçka speciale dhe fitorja ishte diçka speciale sot".

MARTINI: "ISHIM MË LART SE VLLAZNIA"

“Fati është një anë e medaljes, ana tjetër që ka momente që duhen lider, ato që me nerva dhe eksperiencë që duhet të zgjidhin disa situata që nuk mund t’i zgjidhi kushdo. Zhgënjehem se të marrësh gola në momente në fund është e pafalshme. Humbim topin pa përgjegjësi në sulm, pësojmë gol, këto të kushtojnë kur del para porte, ke mundësi të shënosh dhe humbet topin, pastaj ndëshkohesh". Edi Martini nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen e pësuar në shtesë në Loro Borici.

Tekniku shkodran i Teutës është i irrituar me rezultatin, duke pretenduar se të tijtë luajtën më mirë se kundërshtari: "Kur kam humbur në Ballsh e kam pranuar, kam qenë koshient për ndeshjen e dobët, por të luash kështu dhe të mos ndjesh asnjë shenjë inferioriteti, biles më lart se Vllaznia dhe të humbësh, kjo të dhemb. Bëmë ndeshje të mirë, por nuk më intereson sepse duhen pikë, është tabela që tregon kush je".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI