Flash

"Nuk e di kush e sjell atë që i bie fyellit": Dede i tërbuar me arbitrin Alla

Lapsi.al 24 November 2024
"Nuk e di kush e sjell atë që i bie fyellit": Dede i

“Më vjen keq për djemtë që duhet të besojnë më shumë te vetja. Nuk pashë diferenca në fushë, pavarësisht se humbasim ndeshjen. Dhe menaxhimi i atij që i bie fyellit që nuk e kuptoj si dhe tek. Nuk e kuptoj kush i sjell dhe si i sjellin". Nevil Dede është një lumë i fryrë kundër arbitrit të ndeshjes Alla. Tekniku e ka mbi të gjitha për menaxhimin e ndeshjes e në veçanti për penalltinë, që hapi takimin.

"Në menaxhimin e ndeshjes ndoshta gabuam ne, por është dhe një pjesë e rëndësishme që i bie fyellit, më falni bilbilit - ironizoi Dede, duke përforcuar konceptin -. Unë më shumë mundohem të përgjigjem për skuadrën time, nuk jam i duhuri të merrem me arbitrat se jam trajner. Çdokush që merr vesh nga futbolli e kupton menaxhimin e një ndeshje", tha tekniku.

Dede në fund u ndal edhe te situata në kampionat dhe atë që ndodhi në ndeshje. "Më vjen keq për pikët, mënyra si u sollën skuadrat në fushë nuk meritonim të goditeshim në këtë formë. Në fund fare kur humbet pikët në këtë formë të vjen keq. Ne komunikojmë pas çdo ndeshje dhe theksi që duhet të rritemi, moralisht dhe psikologjikisht. Besoj se skuadra u soll korrekt, nuk mund të kem zhgënjim te skuadra, por te menaxhimi i situatave dhe që nuk morëm pikë".

TETOVA: "TERRENI SHUMË I KEQ"

“Do vinim për 3 pikët, i thashë çunave duke ditur terrenin, shirave, fusha nuk të lejon të lëvizësh topin. Ashtu shkoi, por jam i kënaqur me 3 pikët. Fola me Aleksin, mendoj ato sinjalet në fraksionin e dytë të pjesës së parë, u qetësua pastaj dhe hyri në lojë". Edlir Tetova i gëzohet pikëve, duke besuar se në një fushë si "Adush Muça" nuk është e përshtatshme të pretendosh lojë. Tekniku i Egnatias tregoi edhe befasinë që pati në fushë nga sjellja taktike e Bylis: "Kjo do ishte ndeshje episodesh, i shpjegova çunave që duhet të shërbejnë. Bakajoko nuk e bëri në pjesën e parë. Nuk kisha parashikuar Bylisin me 3 mbrojtësa, na vuri në vështirësi pjesën e parë, pastaj u normalizua dhe nuk kishim rrezik".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI