Flash

Salah, sinjale lamtumire: “Nga Liverpool asnjë ofertë për rinovim, jam i zhgënjyer”

Lapsi.al 25 November 2024
Salah, sinjale lamtumire: “Nga Liverpool asnjë ofertë për
“Jemi pothuajse në dhjetor dhe ende nuk kam marrë asnjë ofertë për të qëndruar në klub. Ndoshta jam më shumë jashtë se brenda. E dini që kam shumë vite në këtë klub, nuk ka një tjetër si ky. Por, në fund, nuk është në dorën time.” Kështu Mohamed Salah ka ngritur dyshime mbi të ardhmen e tij te Liverpool, duke deklaruar se nuk i është ofruar ende një zgjatje e kontratës, e cila përfundon në fund të këtij sezoni. Salah foli për gazetarët anglezë pas fitores 3-2 të Liverpool ndaj Southampton të dielën, ku ai shënoi dy gola. Ai sugjeroi se është më e mundshme të largohet sesa të qëndrojë me “The Reds”, që aktualisht kryesojnë në Premier League.

Statistikat dhe qëndrimi i Salah

Egjiptiani është 32 vjeç dhe ka qenë pjesë e klubit që nga viti 2017. Në këtë sezon, ai ka shënuar 12 gola në 18 paraqitje. “Nuk do të tërhiqem shpejt, kështu që po luaj, po fokusohem në këtë sezon dhe po përpiqem të fitoj Premier League dhe, shpresoj, edhe Champions League. Jam i zhgënjyer, por do të shohim,” deklaroi ish-lojtari i Romës dhe Fiorentinës.

Pasioni dhe profesionalizmi i Salah

“Jam shumë profesional. Të gjithë mund ta shohin etikën time në punë. Po përpiqem vetëm të shijoj futbollin tim dhe do të luaj në nivelin më të lartë për aq kohë sa të jetë e mundur. Po bëj maksimumin sepse ky jam unë dhe përpiqem t’i jap gjithçka vetes dhe klubit. Do të shohim çfarë do të ndodhë më pas,” përfundoi Salah.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI