Flash

Partizani kryeson falë mbrojtjes, Tirana ndrin me individë: derbi i statistikave

Lapsi.al 30 November 2024
Partizani kryeson falë mbrojtjes, Tirana ndrin me individë: derbi i

Pas shumë dueleve derbi mes Tiranës dhe Partizanit të barabarta, ky i kësaj të diele do të vërë përballë dy skuadra që po luajnë dy kampionate krejtësisht të ndryshme. Nga njëra anë është Tirana, që ka përmirësuar disi gjatë dy javëve të fundit një nisje nën pritshmërive të këtij sezoni, duke marrë dy rezultate pozitive radhazi. Nga ana tjetër është Partizani, që ka pësuar vetëm një humbje në javën e parë ndaj Vllaznisë dhe që është në krye të klasifikimit, dy pikë para skuadrës shkodrane.

Një nga arsyet e kryesimit të Partizanit është pikërisht mbrojtja, që është më e mira në kampionat, me vetëm 10 gola të pësuar. Sulmi i Partizanit është gjithashtu i treti në kampionat, me 19 gola të shënuar, një më shumë se Tirana.

KROSIMET

Pavarësisht diferencave fillestare të këtyre dy skuadrave në këtë sezon, disa lojtarë po dalin në pah këtë sezon. Haxhiu i Tiranës është lojtari që ka bërë më shumë krosime në të gjithë kampionatin, me më shumë se 5 krosime për ndeshje.

Lexo më tej: Tirana–Partizani, pa ndalim goditjesh: derbi eklipson javën e 15 të Superiores

Sa i përket krosimeve nga e majta, në këtë renditje i dyti është Prengaj i Tiranës. Partizani ka shkallën e tretë të podiumit me Buxhelaj, që bën rreth 3,5 krosime për ndeshje. Haxhiu gjithashtu ka spikatur për driblimet e kryera, me një mesatare pak më shumë se 6 në ndeshje, duke u renditur mbi Carën e Partizanit në këtë klasifikim. Të dy janë në top 5 të kampionatit për driblimet.

KONTRASTE E RIKUPERIME

Në mbrojtje, Kola i Tiranës është lojtari i dytë që fiton më shumë duele (i pari është Qaqi i Elbasanit), me 79%, ndërsa i pesti është Preka i Partizanit, me 77% të dueleve të fituara.

Në renditjet individuale gjendet arsyeja e forcës së mbrojtjes së Partizanit; Mehmeti, mesfushori mbrojtës, është i katërti në renditjen e lojtarëve që kanë rikuperuar më shumë topa, një statistikë tipike për mbrojtësit, me 5,83 rikuperime topash për ndeshje. Po ashtu, Preka është i pesti në këtë renditje në të gjithë kampionatin, me 5,74 rekuperime për ndeshje.

Sidoqoftë, derbi gjithmonë rezervon surpriza. Ajo që është e sigurt është se do të ketë shumë lojtarë për t’u mbajtur nën vëzhgim.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI