Flash

Barcelona, një ditëlindje e hidhur: Las Palmas triumfon, Flick nuk di të fitojë më

Lapsi.al 30 November 2024
Barcelona, një ditëlindje e hidhur: Las Palmas triumfon, Flick nuk di

Në javën e 15 të La Liga në Spanjë, Barcelona pësoi një tjetër humbje, kësaj radhe në shtëpi, me rezultatin 2-1 ndaj Las Palmas. Pas një pjese të parë dominuese, Blaugranat kaluan në disavantazh në minutën e 49' me golin e Sandro Ramirez. Ekipi i Flick barazoi në minutën e 61' me një gol të Raphinha, por gjashtë minuta më vonë, Fabio Silva ndëshkoi sërish vendasit.

Nesër, me një fitore, Real Madridi mund të afrohet në -1 pikë nga kryesuesit, me një ndeshje më pak. Nëse ekipi i teknikut Ancelotti fiton dy ndeshjet e ardhshme, mund të marrë kreun e tabelës.

Tre ndeshje radhazi pa fitore për Barcelonën në kampionat

Barcelona regjistroi ndeshjen e tretë radhazi pa fitore në La Liga, duke pësuar humbje ndaj Las Palmas. Vendasit dominuan totalisht gjatë pjesës së parë, por pa arritur të shënojnë. Në minutën e 47' (shtesë e pjesës së parë), Raphinha ishte shumë pranë golit, por gjuajtja e tij me të majtën përfundoi në traversë.

Në fillim të pjesës së dytë, mysafirët surprizuan duke zhbllokuar ndeshjen. Në minutën e 49', pas një aksioni vertikal të organizuar në mënyrë perfekte, Sandro Ramirez shënoi me një goditje diagonale të saktë. Barcelona reagoi shpejt, duke kërkuar barazimin, që erdhi në minutën e 61': Raphinha e mori situatën në dorë, avancoi deri në hyrje të zonës dhe goditi saktë në shtyllën e parë.

Përmbysje nga Barça? Jo, Las Palmas sulmon sërish

Gjithsesi, shpresa për një përmbysje u shua vetëm gjashtë minuta më vonë. Fabio Silva, pasi u gjend përballë portierit Inaki Pena, i rezistoi ndërhyrjes së Fort dhe realizoi golin e avantazhit 2-1. Në fund të ndeshjes, edhe portieri Cillessen kontribuoi në fitoren e ekipit të Diego Martinez, duke bërë një pritje spektakolare ndaj një goditjeje dënimi të Raphinha.

Lexo më tej: Video/ Lewandowski dy gola në dy minuta, Barcelona asfalton 4-0 Real në El Clasico

Me këtë fitore, Las Palmas ngjitet në kuotën e 15 pikëve në tabelë, ndërsa Barcelona mbetet në vendnumëro me 34 pikë. Nëse Real Madridi fiton nesër, diferenca do të reduktohet në vetëm një pikë, me një ndeshje më pak për të luajtur ndaj Valencias.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI