Flash

Video/ Gafë e Abaloras, Egnatia tris Elbasanit në sfidën e 100 të Tetovës

Lapsi.al 30 November 2024
Video/ Gafë e Abaloras, Egnatia tris Elbasanit në sfidën e 100

Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Elbasanit në sfidën e javës së 15 të kampionatit, duke thelluar më tej krizën për verdheblutë. Fitorja në Rrogozhinë u sigurua falë dy golave të shënuar nga Regi Lushkja, ndërkohë që Jahaja, i futur nga stoli, vulosi rezultatin në minutat e fundit.

[video width="740" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/674b08bf4765d.mp4"][/video]

Lushkja shënoi golin e parë në minutën e 12' pas një gabimi të Abalorës, duke i dhënë avantazhin Egnatias që në fazën fillestare të takimit. Elbasani reagoi shpejt dhe barazoi me Lajthian vetëm 9 minuta më vonë, duke mbajtur ende të hapur ndeshjen. “Sipas meje skuadra ka bërë mirë - tha tekniku i Elbasanit Roberto Bordin -. Në pjesën e dytë rrezikuam pak para golit të tyre, bëmë një ndeshje të mirë në të dy pjesët. Kemi bërë një ndeshje të mirë, siç e thashë. Nuk mund të shohim vetëm rezultatin. Nëse sheh gjithë ndeshjen kemi bërë një ndeshje të mirë".

Lexo më tejVideo/ Laçi thyen Skënderbeun e del nga zona e rënies: Gvozdenovic nuk pranon humbjen

"Janë gjithmonë të njëjtit të dëmtuar prej javësh. Dëmtimet janë probleme se nuk ke lojtarë në dispozicion. Djemve u them të çojën kokën, të shohin para se kemi bërë një paraqitje të mirë. Qartësisht kemi bërë gabime të vogla”, tha Bordin pas ndeshjes.

[video width="730" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/674b0b59dc4f8-1.mp4"][/video]

NDESHJA E 100 E TETOVËS

Megjithatë, në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Egnatias. Lushkja shënoi sërish në minutën e 77' dhe i dha avantazhin rrogozhinasve. Në fund, Jahaja, i futur si zëvendësues, sigloi fitoren me golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes së 100 të teknikut Edlir Tetova në pankinën rrogozhinase. “Mendoj që pjesën e parë nuk ishim në qarkullimin e topit, aq mirë për të ruajtur ritmin. Dhe për shkak se lojtarët e mesfushës së Elbasanit ishin në markim 1 me 1. I kërkovaa në pushim mesfushorët të bëjnë lëvizje të tjera në zona boshe, më pas çdo gjë e kishim nën kontroll", shpjegoi Tetova .

[video width="576" height="284" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/674b1d04688a5-1.mp4"][/video]

Egnatia, me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë, duke kaluar Vllazninë, ndërsa tani janë vetëm një pikë prapa liderëve të Partizanit, që do të luajnë nesër me Tiranën. Nga ana tjetër, Elbasani vazhdon të zhytet në krizë, duke mos arritur ende një fitore në fazën e dytë të kampionatit. Ky ishte i teti ndeshje pa fitore për verdheblutë, që tashmë rrezikojnë të humbasin edhe vendin e pestë në klasifikim.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI