Flash

Sekuestrohet vila 1.2 mln euro në Itali/ Pronari, një shqiptar trafikant drοge

Lapsi.al 14 May 2024
Sekuestrohet vila 1.2 mln euro në Itali/ Pronari, një shqiptar

Një pronë e shtrirë në rreth 500 metra katrorë, pa përfshirë pajisjet dhe një hapësire fqinje, me një rezidencë në qendër e pajisur me dekorime të shkëlqyera dhe madje edhe një pishinë të brendshme. Vila e lakmueshme, me vlerë rreth 1.2 milionë euro, të cilën Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Cuneos e kanë sekuestruar.

Mediat italiane shkruajnë se dyshimet janë se personi që rezulton si pronar i saj është vetëm një “prestanome”, pasi prona i përket në realitet një trafikanti të fuqishëm shqiptar të drogës. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por thuhet se pak kohë më parë ndaj tij ka pasur një masë paraprake nga gjykata.

Masa e sekuestrimit të pasurisë, e lëshuar nga gjykata e Torinos me kërkesë të hetuesve erdhi pas një hetimi të gjatë që bëri të mundur grumbullimin e të dhënave serioze për origjinën e paligjshme të parave me të cilat dyshohet se është blerë prona.

Hetimet nxorën në pah lidhjen midis aktivitetit të paligjshëm dhe financimit për të mbështetur kostot e blerjes dhe rinovimit të pronës. Sekuestrimi u bë pak para se vila të shitej tek një person i tretë që duket se nuk kishte dijeni për ngjarjen. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Peshkaqenët e kredive

Nga Ola Xama Nuk ka asnjë vlerë sqarimi se sa ishin kreditë me probleme në vitin 2014 dhe sa u ulën. Nuk ka asnjë vlerë të sqarohen masat që u morrën dhe nu...

17:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI