Flash

Afron fushata elektorale/ Rama i qan hallin biznesit: Më pak gjoba nga inspektorët!

Lapsi.al 14 May 2024
Afron fushata elektorale/ Rama i qan hallin biznesit: Më pak gjoba nga

Me afrimin e zgjedhjeve, qeveria bëhet gjithnjë e më e butë dhe më e mirëkuptueshme për individin dhe biznesin. Ndëshkimet shndërrohen në këshilla dhe gjobat thuajse zhduken për qytetarët e thjeshtë. Me këtë logjikë ka folur sot kryeministri Edi Rama në një takim në "Shtëpinë e Biznesit" me përfaqësues të biznesit për të folur rreth reformës së re për inspektimet e bizneseve.

Ndryshe nga herët e tjera, Rama u qau hallin bizneseve se janë viktima të gjobave të inspektorëve.

"Sot është një pikë e dobët, pavarësisht investimeve që janë bërë, në inspektime. Por nga ana tjetër e dimë shumë mirë që ky presion vijon të jetë dhe nuk mund të justifikohet pasi mund të bëjmë një kapërcim tjetër. Një reformë e inspektoriateve. Një shkurtim i rëndësishëm i numrit të tyre. Një bashkim i një sërë funksionesh që janë të ndara, në një grup inspektoriatesh, një shkëputje nga ministritë për të dalë si një forcë e re dhe autonome në veprimtarinë e vet nën ombrellën e kryeinspektorit të përgjithshëm të shtetit. Të krijojmë bazën për një fazë të re duke ndryshuar qasjen por edhe përmbajtjen e kornizës së shtetit në figurën e inspektorit, në një status të ri" tha kryeministri.

Kryeministri tregoi edhe se ankesat do të bëhen tashmë edhe në prani të përfaqësisë nga trupat e biznesit për të rritur transparencën, pasi shteti është për t’i shërbyer biznesit dhe jo e kundërta.

"Nuk do të jetë një trup që edhe do vendos gjoba dhe të marrë në shqyrtim ankesa. Ankesat do të bëhen edhe me trupat e apelimit në përfaqësinë e trupave të bizneseve, për të krijuar një barrikadë që të mos kapërcehet dot. Përtej kësaj, do të vendosim një parim të ri, jo gjobë në vizitën e parë. Nuk është biznesi për ti shërbyer shtetit, është shteti për ti shërbyer biznesit. Do të jetë shteti që do të hedh gjithmonë hapin e parë, për të shkuar më larg në procesin e shtet bërjes dhe më pranë krijimit të një shteti anëtar të BE, vizita e parë nuk ka gjobë, këshillim", nënvizoi kryeministri.

Heqja e inspektorëve është një refren që përsëritet vazhdimisht nga kryeministri Rama dhe që e ka origjinën që në fushatën e tij të parë për kryeministër, thuajse 15 vjet më parë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI