Flash

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

Një politikan gjerman viziton Berishën në arrest shtëpie

Lapsi.al 14 May 2024
Një politikan gjerman viziton Berishën në arrest shtëpie

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pasur një mik të vjetër në banesën e tij mbrëmjen e kësaj të marte. Ai është shfaqur në banesë me politikanin gjerman të CDU-së, Elmar Brok që në të kaluarën ka qenë eurodeputet për një kohë të gjatë duke drejtuar për 20 vjet Komisionin për Punë të Jashtme. Berisha tha se Brok e ka ndihmuar opozitën, “kur PS-ja vodhi zgjedhjet e vitit 2001”.

“Njohja ime, miqësia ime me Elmar Brok daton në përpjekjet tona më të fuqishme për integrimin e Shqipërisë në BE dhe NATO. Unë kam kënaqësinë të informoj shqiptarët, se në një moment kritik për historinë e vendit, kur vota e shqiptarëve në vitin 2001, u rrëmbye, rezultati u përmbys, Shqipëria po vidhisej në honet e historisë, humbi rrugën evropiane të saj, bashkë me zotin Elmar Brok, me ndihmën e tij, ne rikthyem Shqipërinë në rrugën e duhur, në drejtimin e saj evropian.

Do mbetet në analet e historisë ftesa dhe organizimi nga ana e tij të dëgjesës të partive politike shqiptare në Parlamentin Europian. Rezoluta e këtij komisioni dhe parlamenti, që i kërkonin PS-së të mos zgjedhë presidentin me votën e vjedhur, se Parlamenti Europian nuk do ta njohë kurrë. Elmar Brok ishte protagonist i kësaj iniciative dhe për dijeninë tuaj, një hearing ishte organizuar vetëm një herë për Ahmet Masudin dhe herën e dytë për Sali Berishën dhe shqiptarët” – tha Berisha.

Ai ka garantuar përfaqësuesin gjerman të CDU-së se ideali i integrimit evropian të Shqipërisë mbetet vendosmëria kryesore e Partisë Demokratike. Në tubimin e së martës ishte i pranishëm edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Peshkaqenët e kredive

Nga Ola Xama Nuk ka asnjë vlerë sqarimi se sa ishin kreditë me probleme në vitin 2014 dhe sa u ulën. Nuk ka asnjë vlerë të sqarohen masat që u morrën dhe nu...

17:33

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI