Flash

Atentati i 2017-ës në Bazel/ Nis gjyqi për autorin e vrαsjes së 2 shqiptarëve

Lapsi.al 21 April 2024
Atentati i 2017-ës në Bazel/ Nis gjyqi për autorin e

Historia daton që prej marsit të vitit 2017. Dy shqiptarë të armatosur me pistoleta hynë në një kafene në Bazel të Zvicrës dhe njëri prej tyre vrau “me gjakftohtësi” dy burra dhe plagosi rëndë një të tretë. U dëgjuan 5 të shtëna.

Një prej autorëve u gjykua në shtator të 2018-ës dhe u dënua me burgim të përjetshëm. I dyti, një 53-vjeçar shqiptar, do të dalë të hënën para gjykatës penale të Bazelit për t'u përgjigjur për veprimet e tij. Pas vrasjeve ai u arratis, ndryshe nga bashkëpunëtori i tij, një 48-vjeçar shqiptar. Ky i fundit u dorëzua vullnetarisht që të nesërmen në një patrullë policie.

Mediat zvicerane shkruajnë se viktimat u identifikuan si Mirjan B., 28 vjeç dhe Gent S., 39 vjeç ndërsa i plagosur mbeti Festim D., 24 vjeç. Një nga viktimat, Mirjan B, kishte shkuar në Zvicër nga Italia. Personi i parë i cili është qëlluar me armë ishte Festim D.

I akuzuari është i njohur për policinë. Ai ishte dënuar disa herë dhe është burgosur për disa vite për trafik droge në Zvicër, Gjermani dhe Holandë. Krimi i tij i përgjakshëm i vitit 2017 dyshohet se kishte për qëllim "të demonstronte dhe konsolidonte fuqinë e grupit të tyre" thuhet në aktakuzë. Ekspertët i kanë lidhur këto vrasje me mafian shqiptare. Ajo mendohet të ishte një larje hesapesh për borxhe të papaguara. Një nga bastionet e kësaj organizate kriminale ndodhet në Bazel thotë eksperti të çështjeve të mafias Jürgen Roth.

Autoritetet nuk janë të sigurt se kush i qëlloi 5 plumbat. Për këtë arsye prokuroria kishte akuzuar tashmë bashkëpunëtorin në vitin 2018 si autor. Dhe edhe nëse rezulton se nuk është kështu, ulja e dënimit të tij mbetet e pamundur, sepse ai ishte plotësisht i përfshirë në vrasje, sipas prokurorit. “Ai veproi pa skrupuj dhe donte të vinte në rrezik drejtpërdrejt jetën e njerëzve” – tha prokurori. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Do arrestohet? Si përgjigjet Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët nëse ka informacione se do të arrestohet me urdhër të SPAK-ut, pas sulmeve ndaj këtij të fundit...

14:41

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI