Flash

Drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhunë dhe drοgë, arrestohen disa persona

Lapsi.al 27 January 2024
Drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhunë dhe drοgë,

Policia e Fierit ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë për vepra penale të ndryshme. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-H. D., banues në Fier, pasi në lagjen “Sheq i madh”, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur këmbësoren, shtetasen Z. R., 51 vjeç, banuese në Fier, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë;

– Sh. T., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. A., 44 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa;

-B. Ç., 48 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij;

-B. D., banues në Lushnjë, pasi duke shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 67 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka fyer një 60-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI