Flash

Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Një person i plagosur rëndë dërgohet në spital

Lapsi.al 27 January 2024
Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Një person i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë–Laç, vetëm 2 km në dalje të Lezhës. Një kamion i ngarkuar me inerte është përplasur me një autoveturë tip “Volkswagen”. Si rrjedhojë, të dy mjetet kanë përfunduar jashtë rruge.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ka mbetur i plagosur drejtuesi i autoveturës, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës me dëmtime të shumta. Për nxjerrjen e të plagosurit nga automjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që kanë prerë mjetin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI