Flash

Deklarata e Dumanit/ Meta refuzon të flasë: Nuk kam asnjë koment

Lapsi.al 26 January 2024
Deklarata e Dumanit/ Meta refuzon të flasë: Nuk kam asnjë koment

Kreu i PL-së, Ilir Meta në një konferencë për gazetarët u pyet në lidhje me deklaratën e djeshme të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Meta refuzoi të fliste, duke thënë se nuk kishte asnjë koment për deklaratën e Dumanit, ndërsa shtoi se ka qenë nën hetim gjithë jetën.

Dje nga Shkodra kreu i SPAK u pyet se në çfarë fazë është hetimi ndaj Ilir Metës. Kësaj pyetje Dumani tha se çështja është nën hetim dhe se nuk mund të japë të dhëna.

Meta: S’kam asnjë koment për këtë deklaratë dhe e di që kam qenë gjithë jetën në hetim. E dimë gjithashtu që prokurorët kanë marrë angazhime personale për t’u marrë me Metën. Unë kam qenë, jam dhe do të jem këtu përballë jush. Të jeni të sigurt që s’ka asnjë forcë e cila mundet të zhbëjë PL-në si një parti të vërtetave të mëdha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI