Flash

Video/ Usain Gjimshiti: Atalanta ekzalton sprintin e kapitenit kuqezi

Lapsi.al 13 January 2024
Video/ Usain Gjimshiti: Atalanta ekzalton sprintin e kapitenit kuqezi
Në suksesin e madh të Atalantës në San Siro kundër Milan, kishte vend edhe për elozhet për kapitenin e kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshiti. Jo vetëm performancë në total, por në veçanti një episod ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe të vetë klubit bergamask. Në minutën e 47' qendërmbrojtësi që kishte dalë përpara për një goditje këndi në favor, pa kundërsulmin e Milan të rrezikonte portën e tij. Atëherë, Gjimshiti nisi një sprint të vërtetë për të ndalur Leao e të tjerët, duke përshkuar afërsisht 80 metra në vetëm 10 sekonda. Camesecchi, portieri i Atalantës, e përfaqoi duke e kuptuar se ajo ndërhyrje vlente pothuaj një gol. E tani kanë ardhur edhe elozhet e klubit. Në faqen zyrtare, Atalanta e krahason mbrojtësin kuqezi me Usain Bolt, si për t'i vlerësuar sprintin kur kishte kaluar gjysma e ndeshjes. Për kronikën, Atalanta arriti të fitonte me shifrat 2-1 dhe të kualifikohej në gjysëmfinale të Kupës së Italisë. E mes zhurmës së arritjes së madhe është edhe performanca e kapitenit tonë Gjimshiti, gjithnjë e më lider edhe te bergamaskët.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI